TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Maj 2023, 23:00

Rinis nesër gjyqi në Hagë, pyetet dëshmitari i katërt për ish-krerët e UÇK

Shkruar nga Pamfleti

Rinis nesër gjyqi në Hagë, pyetet dëshmitari i katërt

Intervistimi i dëshmitarit të katërt nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), është zhvilluar tërësisht në seancë private, për dy ditë me radhë.

Pas pyetjeve të prokurorisë, në mbyllje të saj seanca është kthyer publike dhe kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith, ka bërë të ditur se nesër do të fillojnë kundërpyetjet.

Gjithashtu, Smith ka deklaruar trupi gjykues mund të bëjë pyetje në çdo moment gjatë procesit gjyqësor.

Pyetjet nga trupi gjykues munda të bëhen në çdo moment, nuk janë kundërpyetje, dhe nuk pasqyrojnë pyetjet e palëve, synojnë që të zbulojnë të vërtetën dhe ky është mandati i tyre. Urdhri për zhvillimin e gjykimit parasheh që pyetjet nga trupi gjykues munda të bëhen pasi mbarojnë palët me pyetjet e veta në mënyrë që t’i kemi kuptuar njëherë çfarë kanë pyetur palët dhe pyetjet e turpit gjykues munda të bëhen të panevojshme si rezultat i kundërpyetjeve nga mbrojtja. Urdhri për zhvillimin e gjykimit parashikon garancitë e nevojshme për të garantuar drejtësinë e palëve për të bërë pyetje sqaruese që dalin nga informacionet e reja. Dhe për rrjedhojë kërkesa refuzohet. Fillojmë me kundër pyetjet nesër në orën 9”, ka thënë Smith.

thaci uck

Lini një Përgjigje