TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Maj 2023, 15:47

Takimi me Lajçak-un, Kurti: BE duhet të marrë masa ndaj Serbisë për shkeljen e marrëveshjes

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Lajçak-un, Kurti: BE duhet të marrë masa ndaj

Kryeministri Albin Kurti ka pasur sot një takim me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka shkruar në Twitter, se BE-ja duhet të bëjë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se ja ka bër të qratë se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi.

E mirëprita sot në zyrat tona të qeverisë, përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq Lajçak deklaroi sot se zhvilloi “diskutim të rëndësishëm” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur para gazetarëve pas takimit, ai tha se qëllimi i takimit ishte të krijohet një kuptim i qartë se si do të veprohet tani e tutje.

Ne kemi Marrëveshjen, kemi Aneksin, ndaj duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë”, u shpreh ai.

kurti lajcak

Lini një Përgjigje