
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power është shprehur se Asociacioni duhet t’i përmbahet parimeve që i ka paraqitur këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Gjatë vizitës së saj në Kosovë, ajo dha mesazhet e Administratës Biden për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e fundit të arritur mes dy vendeve. Ajo theksoi se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi, derisa ka përmendur si urgjencë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Si përfaqësuese e lartë e Administratës Biden kam ardhur të përforcojë mesazhin për rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve, të cilat do të prodhojnë një normalizim, i cili do të jetë tej mase i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë .Kemi pasur diskutime edhe për urgjencën e krijimit të Asociacionit, por edhe zbatimit të plotë të gjitha aspekteve të marrëveshjes”, tha ajo.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ajo tha se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, por fokusi njëherë i ShBA-ve është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes së Ohrit, po ashtu edhe rikthimi i serbëve në institucionet e Kosovës.
Lini një Përgjigje