TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Mars 2025, 15:25

Kurti sfidon urdhrin e Gjykatës Themelore? Kryeministri kosovar zbulon planin për ditën e nesërme!

Shkruar nga Pamfleti

Kurti sfidon urdhrin e Gjykatës Themelore? Kryeministri kosovar zbulon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se ka vendosur të mos i bindet urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, për të shkuar në Porkurorinë Speciale nesër, në cilësinë e dëshmitarit

Mësohet se nesër Kurti do të shkojë në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re, sipas një ftese që Ministria e Arsimit ua ka dërguar sot mediave.

Sipas këtij njoftimi, shefi i Qeverisë, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të jenë në këtë ngjarje në orën 10:00.

“Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në agjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftim, raporton "Gazeta Expres". 

Pikërisht të martën në 10:00, Kurti është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për ta dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit, në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore. Kurti paraprakisht ka refuzuar tri ftesa të Prokurorisë Speciale për intervistim.

Lini një Përgjigje