
Dështimi i konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka futur vendin në ngërç politik. Palët akuzojnë njëra-tjetrën si shkaktare të situatës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me dështimin e seancës së sotme parlamentare për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Ai e quajti rebelim dhe sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike vendimin e deputetëve të opozitës për të mos konstituar legjistaturën e re.
“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkroi ai.
Ndërkohë që akuza ka pasur edhe nga opozita ku kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, është shprehur se është një episod i errët në demokracinë parlamentare.
Abdixhiku tha se partia fituese nuk respekton rregullin bazik kushtetues që thotë se një i zgjedhur nuk mund të jetë edhe kryeministër apo ministër edhe deputet
“Qëndrimi i partisë fituese që me 10 deputetë që ushtrojnë edhe funksionin e kryeministrit dhe ministrave për të qenë edhe deputetë në të njëjtën kohë është antikushtutese dhe po bëhet për shkak të një loje politike për të zvarritur formimin e institucioneve. Zgjidhja është e thjeshtë të japin dorëheqje prej pozitave që kanë, të ulen si deputetë të bëjnë betimin si deputet”, tha Abdixhiku.
I pari i LDK-së shtoi se akuzat ndaj tyre janë pjesë e një mendësie të njëjtë polarizuese.
“Ata që komunikojnë me mesazhe përbërjen e votave nga Lista Serbe më së paku duhet të flasin për koordinime të tilla”, tha Abdixhiku.
Lidhur me letrën e dorëheqjes nga Kurti dhe kabineti qeveritar, Abdixhiku tha se “nëse është dhënë një letër dorëheqje dhe vazhdon punën si kryeministër, atëherë çfarë vlere ka kjo”.
Ai tha se në rast se votohet një raport i tillë i komisionit, nesër kushdo mund ta rrëzoj një qeveri të ardhshme të Kosovës dhe të shkaktoi zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Ky është proces bllokues i qëllimshëm i partisë në pushtet sepse nuk i ka numrat”, tha Abdixhiku.
Lini një Përgjigje