Kosova u shpall e pavarur nga amerikanët vetëm sepse ata ishin shqiptarë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka vijuar me retorikën e tij dezinformuese ndaj Kosovës. Në një intervistë për median ruse “Kommersant”, Lavror shpërtheu ndaj OKB-së dhe pretendimeve të Perëndimit që Rusia të respektojë integritetin territorial të Ukrainës, që nënkupton kthimin e katër rajoneve të pushtuara nga Moska.
Për të ngritur një krahasim që nuk qëndron aspak, Lavrorv mori si shembull shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, Kosova u shpall e pavarura sepse shtete e fuqishme të Perëndimit menduan se ishte e nevojshme.
“Ata udhëhiqen nga fakti që realizuan të drejtën e kombeve për vetëvendosje në kushtet që ekzistonin në atë kohë. Dhe në urtësinë e tyre ata nuk duan t'i vënë në dyshim këto kufij, megjithëse rrjedha e natyrshme e gjërave shoqërohet me faktin se ndonjëherë ndodhin përplasje të ndryshme, por nëse themi se tani e drejta e një kombi për vetëvendosje do të thotë thirrje për kaos, atëherë fuqitë që janë të lejuara të bëjnë gjithçka dhe për të cilët me sa duket po flisni, nuk mendojnë kështu. ‘Kosovë, të lutem!”, tha Lavrov.
Më tej ai shtoi se asokohe Perëndime nuk pyeti fare për integritetin territorial të Serbisë dhe vendosi që ta shpallte të pavarur Kosovën. Duke përdorur këtë retorikë, Lavror kërkonte të paralelizonte pavarësinë e Kosovës, me atë të rajoneve të marra nga Rusia. Ai ngriti pretendimet se në Kosovë nuk u zhvillua asnjë operacion ushtarak për të çliruar territorin, gjë që sipas tij nuk kishte asnjë rrezik për popullin shqiptar të Kosovës.
Lavrov akuzoi Perëndimin për veprim me dy standarde, sipas tij, shtetet perëndimore nuk respektuan rezolutat e OKB-së për Kosovën dhe kërkojnë që Rusia t’i respektojë rezolutat e OKB-së për katër rajonet Ukrainase.
Ministri rus vijoj duke thënë se ndryshe nga rajonet që pushtoi Rusia, ku ai pretendon se qytetarët kanë vendosur me referendum që duan të jenë pjesë e saj, Kosova u shpall e pavarur nga amerikanët vetëm sepse ata ishin shqiptarë. Bazuar në këto pretendime Lavrov tha se Rusia nuk do të pyes më askënd dhe do të sillet si të dojë.
“Në të njëjtën kohë, në territorin rreth kësaj pjese të Serbisë nuk u krye asnjë aktivitet ushtarak në kohën e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk kishte asnjë kërcënim për popullatën e Kosovës, e cila gjoja duhej të shpëtohej... Ekziston edhe një rezolutë që u nënshkrua përfundimisht para se Kosova të shpallte pavarësinë e saj. Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi që atje të ketë polici serbe, të ketë roje kufitare serbe në kufirin e jashtëm të Kosovës, por ata thjesht e injoruan! Ata vendosën një kurs për ndarje. Dhe kur në Krime po realizohej e drejta për vetëvendosje... Për më tepër, në Kosovë nuk kishte referendum, kishte thjesht një përfaqësues të OKB-së, ish-presidenti i turpëruar i Finlandës, zoti Ahtisaari, i cili u ngrit dhe tha: Kosova tani është e pavarur... As referendum, asgjë... Amerikanët i thanë - është e nevojshme, dhe ai e bëri. Dhe në Krime, ku pasi dhamë mundësinë për të mbajtur lirshëm referendumin atje, dhe referendumi u zhvillua... atje Perëndimi tha: çfarë të drejte për vetëvendosje!.. Jo, nuk mundeni, ju jeni sllavë, dhe ne jemi shqiptarë... Ky është thelbi racist... Nuk i kemi borxh askujt më, do të sillemi si të duam”, shtoi Lavrov.
Kjo nuk është hera e parë që Rusia targeton Kosovën në retorikën e saj. Që nga nisja e luftës në Ukrainë Rusia ka nisur një luftë hibride në Ballkanin Perëndimor duke shënjestruar vende si Kosova dhe Bosnja që kanë probleme territoriale me Serbinë. Kosova është marrë disa herë shembull nga Kremlini për të justifikuar luftën e saj në Ukrainë, si luftë për pavarësi për popullin e saj në rajonet e pushtuara./Pamfleti
Lini një Përgjigje