TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Prill 2025, 17:42

Demo Berisha propozohet si ministër nga Vuçic, Shaip Kamberi: Pjesë e strukturave që kanë kryer krime lufte

Shkruar nga Pamfleti

Demo Berisha propozohet si ministër nga Vuçic, Shaip Kamberi:

Shaip Kamberi, përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, ka reaguar lidhur me kandidaturën e Demo Berishës për postin e ministrit për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogun Social. Kamberi shprehet se kandidatura e Berishës  është “politikisht e papranueshme dhe moralisht e turpshme”.

Kamberi në llogarinë e tij në rrjetin social shkruan se ishte “goditje e rëndë për çdo shqiptar që vuajti, rezistoi dhe sakrifikoi për të drejtat e tij në Serbi”.

“Ai emërim është jo vetëm i papranueshëm politikisht, por edhe moralisht i turpshëm, sepse Berisha nuk është përfaqësues i të drejtave të njeriut, por simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij, bëhet fjalë për një ish-oficer të ushtrisë serbe, pjesë e strukturave që janë përfshirë në krimet e luftës në Kosovë.

Kamberi konsideron se emërimi nuk duhet të kalojë pa reagim nga shqiptarët e Dolinës, institucionet në Prishtinë dhe Tiranën zyrtare.

Heshtja për këtë absurditet është bashkëpunim, tha Kamberi.

Lini një Përgjigje