TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Prill 2025, 22:06

Në 2026-ën i mbaron mandati, presidentja Osmani flet për të ardhmen e saj politike 

Shkruar nga Pamfleti
Në 2026-ën i mbaron mandati, presidentja Osmani flet për të
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, në një prononcim pasi Sudani njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, ka zbuluar detaje për të ardhmen e saj politike.

E pyetur nëse do të vijojë të mbetet aktive në politikë, pasi vitin tjetër do të përfundojë mandatin si presidente e Kosovës, Osmani tha se “nuk duhet të bëhet askush merak” për të ardhmen e saj.

“Ajo çka duhet të diskutohet është e ardhmja e Kosovës dhe jo e individëve”, nënvizoi Kryetarja e Shtetit.

Gjithashtu, presidentja paralajmëroi se do të jap kontribut për vendin edhe “shumë gjatë”.

“Unë kam punuar gjithmonë dhe punoj edhe tash që e ardhmja e Kosovë të jetë e ndritshme, të jetë pozitive, të jetë një e ardhme e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Për të ardhmen time individuale nuk është se do të duhej të bëhej merak dikush. Unë do të jap kontribut pozitiv për vendin tim edhe shumë gjatë. Ajo është me rëndësi”, tha presidentja Osmani

Lini një Përgjigje