TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Prill 2025, 11:52

E rëndë në Prishtinë/ 26-vjeçarja humb jetën pasi hidhet nga kati i 7-të, dyshohet se u nxit nga partneri

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Prishtinë/ 26-vjeçarja humb jetën

Një 26-vjeçare ka humbur jetën në Kosovë, pasi ra nga kati i shtatë i pallatit, ndërsa dyshohet se pas ngjarjes së rëndë fshihet partneri i saj.

Ngjarja ndodhi në “Lakrishtë” të Prishtinës, kur Xheneta Ejupi ra nga apartamenti ku jetonte me qira, duke ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, sipas policisë së Kosovës, dyshohet se e reja prej kohësh ishte nën presionin psikologjik të të dashurit, i identifikuar si Valmir Sheqiri, 30 vjeç.

Bëhet me dije se ai është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprën penale “Nxitje në vetëvrasje”.

Lini një Përgjigje