TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Prill 2025, 15:48

“Është e gjitha politike”, Grenell: Bllokoni fondet për Gjykatën Speciale në Hagë

Shkruar nga Pamfleti

“Është e gjitha politike”, Grenell: Bllokoni fondet

I dërguari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë. Ai ka thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda. 

“Ndaloni fondet për këtë gjykatë! E gjithë kjo është politike. Miliarda janë shpenzuar e shpërdoruar”, ka shkruar Grenell në platformën “X”.

Reagimi i Grenell vjen pas një sërë kritikash ndaj kësaj gjykate lidhur me proceset gjyqësore që ka bërë ndaj ish-liderëve të luftës çlirimtare të Kosovës.

Më herët ai ka deklaruar se ‘Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.

Prej pesë vitesh Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit ndodhen të burgosur në Hagë, të akuazuar për krime lufte.

Lini një Përgjigje