TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Prill 2025, 14:20

Aksident tragjik në Kosovë, treni përplaset me makinën; 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Kosovë, treni përplaset me makinën; 1 i

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Jagodë në Kosovë, ku një tren është përplasur me një automjet.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lajmin e ka konfirmuar për zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot, rreth orës 12:35, kemi pranuar informacionin se në fshatin Jagodë – Klinë ka ndodhur një aksident ku një tren ka goditur një makinë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vend, ndërsa tre persona të tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, njoftoi Gashi.

Gashi shtoi se policia po heton shkaet e aksidentit, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori.

Lini një Përgjigje