TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Prill 2025, 14:53

Surpriza nga Beogradi, Vuçiç propozon një shqiptar për ministër

Shkruar nga Pamfleti
Surpriza nga Beogradi, Vuçiç propozon një shqiptar për
Demo Berisha dhe Vuçiç

Një shqiptar është propozuar për ministër në qeverinë e re të Serbisë. Demo Berisha është propozuar në Kuvend si ministër i të Drejtave të Njeriut, të Drejtave të Pakicave dhe Dialogut Shoqëror.

Ka qenë kandidati për Kryeministër të Serbisë, Duro Macut, ai që i ka dorëzuar Kuvendit të Serbisë përbërjen e kabinetit të ri qeverisës.

Ndërkohë seanca parlamentare ku do të kalojë për votim përbërja e kabinetit të ri qeveritar, është caktuar ditën e martë në orën 10.00.

Berisha është shqiptar i Kosovës i lindur në Pejë, por që jeton në Vojvodinë.

Ndërsa arsimin fillor e ka kryer në Kosovë, më tej ka kryer shkollën ushtarake në Sarajevë.

Mediat kujtojnë se në një intervistë për RTV Vojvodina para nëntë vitesh, Berisha e mohonte shtetësinë e Kosovës dhe thoshte se atdheu i tij është Serbia.

Madje ai ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave, si dhe ka punuar në Policinë Ushtarake serbe.

Ky propozim për deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, është një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, rezistuar dhe sakrifikuar për të drejtat e veta në Serbi.

Sipas tij, ky emërim është jo vetëm politikisht i papranueshëm, por edhe moralisht i turpshëm, sepse Demo Berisha nuk është një përfaqësues i të drejtave të njeriut, por një simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës.

Kamberi ka shkruar se Demo Berisha, i cili ndan ideologjinë që Kosova është Serbi dhe shqiptarët duhet të nënshtrohen nën këtë realitet, po promovon këtë frymë si “shqiptari model” për Serbinë.

“Ai shfaqet në intervista duke mohuar NATO-n, duke përkrahur narrativën serbe për luftën dhe duke u paraqitur si përfaqësues i shqiptarëve në Serbi. Ai është përdorur dhe po përdoret si një mjet propagandistik për të legjitimuar narrativën se shqiptarët janë të integruar dhe të kënaqur në Serbi – për sa kohë që ata mohojnë Kosovën dhe i binden Beogradit. Demo Berisha nuk përfaqëson shqiptarët, por një version të të instrumentalizuar për interesa të politikës serbe, sikurse disa tjetë në periudhën e Millosheviqit. Propozimi i tij si ministër nuk është për të drejtat e njeriut, por për vazhdimin e një politike që do të shuajë zërin e shqiptarëve të vërtetë në Serbi, sikurse përfaqëson edhe një fyerje për të gjitha pakicat tjera në Serbi, që përbëjnë 20 përqind të popullatës së këtij shteti. Ky propozim është i rrezikshëm sepse legalizon mohimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, dhe institucioni që duhet të mbrojë të drejtat e tyre do të shndërrohet në një parodi të vetvetes. Prandaj, ky emërim nuk duhet të kalojë pa reagim – as nga shqiptarët e Luginës, as nga institucionet në Prishtinë, as nga Tirana zyrtare dhe as nga faktori ndërkombëtar”, ka shkruar ai, duke shtuar se heshtja ndaj këtij absurdi është bashkëfajësi.

demo berisha demo berisha vuçiç

Lini një Përgjigje