TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 09:17

Sulmi me armë në veri të Kosovës/ Zbardhen detajet kush është polici i vrarë, Albin Kurti: Akt terrorist i organizuar nga Serbia

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me armë në veri të Kosovës/ Zbardhen detajet kush
Ngjarja në Leposaviç ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm

Tensionet janë rritur sërish në veri të Kosovës, ku një polic ka mbetur i vrarë si pasojë e një sulmi me armë në Leposaviç, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga kjo ngjarje e rëndë, ka humbur jetën efektivi Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter, ndërsa i plagosuri është pjesëtar i Policisë Kufitare.

Sulmi me armë në veri të Kosovës/ Zbardhen detajet kush
Afrim Bunjaku

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 24 shtatorit. Raportohet se dy persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku bëhet polici i dytë i Republikës së Kosovës që vritet në veri të vendit, teksa ishte në detyrë.

Efektivi i forcave të rendit nga Samadrexha e Vushtrrisë u qëllua për vdekje sot rreth orës 3 të mëngjesit, në një pritë nga persona të maskuar në Banjskë të Zveçanit.

Ata i kanë bllokuar rrugën makinës së Policisë në Mitrovicë- Leposaviç me dy kamionë dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Për pasojë, u plagos edhe një person tjetër. 

Bunjaku është polici i dytë që vritet në veri të Kosovës, ndërsa në vitin 2011 Enver Zymberi, nga Dubovci i Vushtrrisë ra në krye të detyrës. 

Ai u vra më 26 korrik 2011, gjatë aksionit të forcave të Republikës së Kosovës për ta shtrirë kontrollin në veri të vendit.

Për ngjarjen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një reagim në Facebook e ka konsideruar një akt terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po sulmon shtetin e Kosovës.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dënuar ashpër sulmin me armë në zonën e Leposaviçit ku mbeti i vrarë një rreshter i policisë dhe u plagos një tjetër.

Kryetarja e shtetit e cilësoi sulmin si një vepër të bandave kriminale serbe kundër Kosovës dhe me synimin e qartë për të krijuar destabilizim në zonat e veriut.

“Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës.

Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin.

Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës”, shkruan Vjosa Osmani.

Më tej, presidentja shkruan se pret nga aleatët që ta mbështesin Kosovën në përpjekjen e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit në çdo pjesë të Republikës.

 

sulm kosove polici i vrare

Lini një Përgjigje