TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Janar 2025, 14:00

"I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit", Sveçla: Mbyllëm një tjetër institucion paralel serb në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

"I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit",

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbylljen e një institucioni paralel serb, Agjencisë Tatimore të Serbisë, që vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut.

Sveçla deklaroi se aktivitetet ilegale të këtij institucioni do të hetohen nga organet përkatëse të Republikës së Kosovës.

Agjencia Tatimore serbe akuzohet për mbledhjen e paligjshme të mjeteve financiare nga qytetarët dhe bizneset që jetojnë e veprojnë në territorin e Kosovës.

Sipas ministrit, ky aktivitet përbën një formë të haraçit, i cili është i ndaluar dhe i dënueshëm sipas ligjeve të Kosovës. Sveçla theksoi gjithashtu se kjo gjë zhvillohej nga grupe kriminale që i shërbejnë interesave të Serbisë.

"Do të vazhdojmë luftën kundër çdo përpjekjeje për paralelizëm institucional dhe kriminal të orkestruar nga Serbia, që cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës", tha Sveçla.

Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të konsoliduar kontrollin institucional në veri të vendit dhe për të parandaluar ndikimin destabilizues të strukturave paralele serbe në këtë rajon.

Lini një Përgjigje