TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Janar 2025, 16:47

Kurti refuzon sërish të shkojë në prokurori: I hapur për bashkëpunim, i ftoj në zyrën time!

Shkruar nga Pamfleti

Kurti refuzon sërish të shkojë në prokurori: I hapur

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar të dëshmojë në Prokurorinë Speciale por me një kusht. Ai tha se është i hapur të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, por sipas Kurtit dëshminë do ta japë vetëm në zyrën e tij.

Zyra e tij e quajti një ndërhyrje në zgjedhje thirrjen e tij në Prokurori për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit, duke refuzuar paraqitjen në institucion.

“Unë nuk kam ndonjë informacion të ri në lidhje me këtë çështje. Jam thirrur aty si dëshmitar për të dëshmuar në lidhje me një çështje. Unë mbetem i hapur të bashkëpunoj me prokurorinë dhe gjykatat dhe kam bërë ftesën që dëshminë ta jap në zyrën time. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha Kurti.

Veprimet e qeverisë së Kosovës në veri sollën deklarata kritikuese nga ndërkombëtarët dhe sanksione nga BE për vendin. Kurti tha se nuk sheh pengesa që të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, të cilën e quan edhe një mik special të Kosovës.

“Ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat për buxhetin e mbrojtjes sipas asaj që ka kërkuar presidenti Trump dhe mund edhe të tejkalojmë shifrën 2 përqind. Unë nuk shoh asnjë pengese pse të mos kemi marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA që janë aleati ynë kryesor dhe një mik special”, theksoi Albin Kurti.

Vetëm pak ditë para rikthimit të tij si president i SHBA, Kurti thotë se me Donald Trump do të ketë bashkëpunim.

“Me presidentin Trump do të bashkëpunojmë, do të komunikojmë. Komunikimet tona zhvillohen në mënyrë zyrtare institucionale, para se të zhvillohen me kompani apo sekserë”, u shpreh Kurti. 

Lini një Përgjigje