TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Shkurt 2023, 08:20

Humbjet dhe përfitimet, Ditmir Bushati ‘skanon’ propozimin e BE për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Shkruar nga Pamfleti
Humbjet dhe përfitimet, Ditmir Bushati ‘skanon’ propozimin e
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar takimin pa rezultat në Bruksel mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Bushatit, për Kosovën është më jetike arritja e një marrëveshje pasi ka paraqitur aplikim në BE.

Ai thekson se Kosova duhet të nxjerrë mësimet e saj nga e kaluara sepse partneriteti me SHBA dhe kancelaritë evropiane janë të rëndësishme për vendin.

“Dua të besoj që do të vijmë drejt një marrëveshjeje e cila minimalisht do të sjellë Kosovën dhe Serbinë në një situatë më të mirë se ç’janë normalisht. Analizën që unë bëj të cilën dua ta ndaj me ju procesi i dialogut ia lehtësuar nga BE nuk ka ecur në raport të drejtpërdrejtë. Në numrin e njohjeve që Kosova ka garantuar ndërkohë që duhej ta lehtësionte, nuk ka arritur të çante bllokadën e BE qoftë për Serbinë, qoftë për Kosovën.

Kosova ka një interes jetik sepse ka paraqitur aplikim në BE që duhet të shqyrtohet  edhe nëse s’ka Konsensus do një farë mirëkuptimi për t’i krijuar BE-së për të qenë unitarë në angazhimin evropian për Kosovën për sa i përket statusit të saj. Marsi mund të jetë një takim i mirë ku mund të bëhet një lloj progresi milimetrik. Shpresoj që Kosova do të nxjerrë mësimet e saj nga e kaluara sepse partneriteti me SHBA dhe kancelaritë evropiane janë të rëndësishme.”, tha Bushati në Top Story.

Për ish-ministrin e Jashtëm, perëndimi ka tre objektiva në raport me Serbinë, që të kufizojë influencën kineze dhe Rusë, të njohë Kosovën dhe të garantojë integritetin e Bosnjë-Hercegovinës

Bushati tha më tej se Vuçiç po merr kohë , por vetëm ai mund të jetë i vetmi politikan serb që mund të angazhohet për ta zgjidhur këtë çështje.

“Perëndimi ka pasur tre objektiva në raport me Serbinë, e para për të kufizuar influencën e Kinës dhe Rusisë sepse dihet që epiqendra e kësaj influence në rajonin tonë është Serbia. E dyta për të normalizuar dhe më pas njohur Kosovën dhe e treta për të mbrojtur dhe garantuar integritetin të Bosnjë- Hercegovinës. Politika serbe e kapërdin me vështirësi pavarësinë e Malit të Zi. Në këtë pikëpamje, besoj se Vuçiç vazhdon të fitojë kohë,ka 10 vite në krye të shtetit, ia ka dal me sukses në kuptimin cinik të fjalës që të shkatërrojë çdo qelizë demokratike në Serbi, edhe opozitën.

Po kaq paradoksalisht është e vërtet që Vuçiç mund të jetë i vetmi njeri sot për sot në skenën politike të Serbisë që mund të angazhohet për të zgjidhur këtë çështje ndonëse e kam të vështirë ta besoj që është i gatshëm ta zgjidhë përfundimisht.  Pse e kam të vështirë se shoh mënyrën sesi kultivohet opinion publik në Serbi nga ana e tij. Të gjitha sondazhet tregojnë se Kosova vjen si çështja e 7, për nga prioritetet për popullin serb. Prioriteti nr 1 është papunësia, korrupsioni etj. Nuk rankohet Kosova në një nga çështjet kryesore. Nuk jam i bindur që shumica e popullsisë serbe janë të gatshëm për të shkuar për të derdhur gjak larg qoftë në Kosovë. Për eshtabilshmentin, Kosova është çështje e humbur, tani jemi në fushën e pazarit që Vuçiç kërkon të kapitalizojë me shpresën për të defunksionalizuar sa më shumë shtetësinë e Kosovës dhe funksionimin normal të trupit të një shoqërie.”, tha Bushati.

Takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje në Bruksel. Ky takim pasoi pas takimeve veç e veç të Kurtit dhe Vuçiçit me evropianët, më herët gjatë së hënës.

Tashmë takimi radhës është planifikuar të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

BE ndërkohë  ka bërë  publike 11 pikat e planit franko-gjerman, të propozuar Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Në propozim parashikohet mes të tjerave që të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore. Kjo nënkupton pra pak a shumë një njohje de facto të Kosovës nga Beogradi.

Sipas pikës 3, të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën e vetëvendosjes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimi.

Një pikë rëndësishme është edhe heqja dorë nga përdorja e forcës për zgjidhje ne konflikteve mes këtyre dy shteteve.

ditmir bushati kosova serbia

Lini një Përgjigje