TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Shkurt 2023, 07:19

Takimi në Bruksel me Vuçiç, Bushati: Do të jetë vdekjeprurëse nëse Albin Kurti pranon Asociacionin

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Bruksel me Vuçiç, Bushati: Do të jetë

Analisti Andi Bushati nuk e sheh si një hap përpara për arritjen e një marrëveshjeje, takimin e djeshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Bushati u shpreh se Kurti dhe Vuçiç nuk treguan para mediave atë që realisht kishte ndodhur gjatë takimit.

Sipas Bushatit, fakti që ata nuk kanë firmosur marrëveshje, tregon që nuk janë të gatshëm ta pranojnë planin franko-gjerman.

“Hap përpara në asnjë mënyrë. Të dy përdorën një gjuhë të drunjtë, më shumë për t’iu shmangur gazetarëve, se për të thënë thelbin e asaj që ka ndodhur. Opinioni ishte përgatitur që Prishtina dhe Beogradi do kishin një draft, që ose do e pranonin, ose do e linin.

Është një draft që prej muajsh e diskutojnë, pra e kanë kaluar për ta riparë akoma. Fakti që nuk e kanë nënshkruar tregon që palët nuk janë të gatshëm ta pranojnë, atë që ne kemi njohur si plani franko-gjerman”, theksoi ai.

Analisti u shpreh gjithashtu se  do të ishte vdekjeprurëse për Kosovën nëse Albin Kurti do të pranonte Asociacionin.

“Është Vuçiçi ai që nuk e ka dashur dhe ka vënë një barrierë për planin dhe prandaj ne sot në këndvështrimin tim nuk kemi një marrëveshje që do të jetë e vështirë dhe në vijim të ravijëzohet. Për sa kohë Albin Kurti e ka politikisht vdekjeprurëse po të pranojë asociacionin dhe Vuçiçi e ka politikisht vdekjeprurëse të pranojë të njohë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, megjithëse thotë nuk e njoh shtetin e Kosovës, atëherë të dy do të gjejnë artifice për të prishur diçka që iu serviret gati përdhunshëm nga amerikanët dhe nga evropianët.” , u shpreh Bushati.

Lini një Përgjigje