TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Shkurt 2023, 21:12

Negociatat për planin franko-gjerman, takimi i radhës Kurti-Vuçiç mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat për planin franko-gjerman, takimi i radhës

Takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç u mbyll pa një marrëveshje. Si rrjedhojë është caktuar një raund i dytë bisedimesh mes dy palëve, që do të mbahet më 18 mars. Mësohet se takimi i radhës nuk do të zhvillohet në Bruksel, por në Maqedoni të Veriut.

Në përfundim të takimit shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se marrëveshje për normalizimin e raporteve do të ishte në të mirë të dy popujve në Kosovë e Serbi. Ai shtoi se palët në parim janë dakord, por duhet ende punë.

Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Negociata të mëtejshme nevojiten për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes”, u shpreh ai.

Sërish pengesë për arritjen e një marrëveshje mësohet të jetë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku palët nuk kanë rënë dakord.

takimi radhës kurti-vuçiç

Lini një Përgjigje