TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Dhjetor 2023, 12:16

"Familja Murseli ka dy ditë besë", vëllai i së ndjerës Liridona sqaron deklaratën që bëri bujë në media

Shkruar nga Pamfleti
"Familja Murseli ka dy ditë besë", vëllai i së
Familjarët e Liridonës, Leonard Ademaj

Familjarët e Liridona Murselit kanë mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e së resë.

Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj ka treguar se deklarata e dhënë e Naim Murselit “dy ditë besë” është keqkuptuar. Ai shtoi se familje e tyre e ka lënë rastin “në dorë” të drejtësisë së Kosovës.

“Ka qenë një keqkuptim. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin, na kanë thirrë në telefon dhe na kanë thënë që është edhe dy ditë e pamja. Këtu është bërë një keqkuptim se kanë thënë dy ditë i kanë dhënë afat e s’di as çka është besë. Ajo s’është e vërtetë. Baba i ka thënë mbane të pamën edhe dy ditë qysh e keni pasë dhe asnjë send tjetër s’ka pasë. S’ka pasë dy e tri ditë besë. Ne gjithçka ia lëmë drejtësisë, besojmë në drejtësi të Kosovës”, tha vëllai i së ndjerës.

Ndërkohë, Leonardi ka treguar edhe se çfarë i thanë fëmijët, vetëm pak orë pas ngjarjes.

“Dajë na kan dal përpara na kanë sulmu, na kan lyp paret unë nuk jau kom jep. Jemi kon kerr na ka marrë babi kemi ec rrugës, e kemi harru mamin në kerr”, tregon vëllai i së ndjerës se çfarë i thanë fëmijët. Leonardi theksoi se “nuk mundem me imagjinua në çfarë gjendje ka qenë motra ime kur e ka pa burrin tu ik nga vetura me dy fëmijët”.  

Gjithashtu, ai ka sqaruar edhe se familja nuk ka ndërmend që të marrë hak, por ia lë drejtësisë në dorë.

“Ka qenë një keqkuptim. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin, na kanë thirrë në telefon dhe na kanë thënë që është edhe dy ditë e pamja. Këtu është bërë një keqkuptim se kanë thënë dy ditë i kanë dhënë afat e s’di as çka është besë. Ajo s’është e vërtetë. Baba i ka thënë mbane të pamën edhe dy ditë qysh e keni pasë dhe asnjë send tjetër s’ka pasë. S’ka pasë dy e tri ditë besë. Ne gjithçka ia lëmë drejtësisë, besojmë në drejtësi të Kosovës”, ka thënë ai.

liridona ademaj

Lini një Përgjigje