TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Dhjetor 2023, 10:45

Fillon gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli hyn fshehurazi në gjykatë; familja kërkon zhvarrosjen e të resë

Shkruar nga Pamfleti

Fillon gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli hyn fshehurazi

Ditën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dhe bashkëpunëtorëve Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

I pranishëm ka qenë edhe vëllai i Ademajt. Ky i fundit ka tentuar që të dorëzojë kërkesën për zhvarrimin e trupit të motrës së tij.

Kjo pasi viktima është varrosur në vendlindjen e burrit, e ndërsa pas zbulimit se Naim Murseli organizoi vrasjen e saj, familja kërkon që e reja të varroset në vendlindjen e saj.

Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.

30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademajt. Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të marrë edhe 15 mijë euro të tjera.

Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

Ndërkohë avokatët Ahmet Gjinovci dhe Skënder Gojani e dy të dyshuarve, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt, s’janë deklaruar për mediat para seancës së parë dëgjimore ku para gjykatës doli edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Fillon gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli hyn fshehurazi

Gojani njoftoi vetëm që klienti i tij, Granit Plava, është mbrojtur në heshtje.

Vetë Naim Murseli i është shmangur mediave dhe ka hyrë në gjykatë nga një hyrje tjetër.

Ndërkohë, ende nuk ka informata nëse janë në gjykatë apo do të sillen edhe dy të dyshuarit tjerë, dorasi Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 09:30 dhe aty ka arritur edhe vëllai i Liridona Ademjajt, Leonardi.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka pasur reagime të shumta nga institucionet dhe shoqëria civile. Ndërkohë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, do të organizojnë një aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore.

liridona ademaj naim murseli

Lini një Përgjigje