TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Gusht 2023, 21:59

Dorëhiqen tre policë serbë në Veri, reagon Vjosa Osmani: Dëshmi e taktikave të Millosheviçit!

Shkruar nga Pamfleti

Dorëhiqen tre policë serbë në Veri, reagon Vjosa Osmani:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se dorëheqjet e tre policëve serbë janë rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe presioneve të vazhdueshme nga Serbia.

Ajo shtoi gjithashtu se këto qëndrime pasqyrojnë taktikat e Millosheviçit.

”Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviçit. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithë përfshirje në të gjitha institucionet dhe një më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Për këto dorëheqje i shqetësuar është shprehur edhe shefi i EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Po ashtu edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar duke thënë se një shtet multi-etnik duhet të ketë edhe policinë e tillë.

Disa serbë vullnetarisht u bën pjesë e institucionit të Policisë, por ata morën kundërshtime nga eksponentët e dhunshëm në Veri. 

vjosa osmani doreheqje police

Lini një Përgjigje