TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Gusht 2023, 13:26

Vizita e bujshme e Kurtit në Tetovë, SHBA: Jemi kundër Shqipërisë së Madhe!

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e bujshme e Kurtit në Tetovë, SHBA: Jemi kundër
Jeff Hovenier dhe Albin Kurti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier komentoi vizitën e Kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.

Ai u është përgjigjur pyetjeve rreth reagimeve të Presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se Kurti ka promovuar Shqipërinë e Madhe atje.

Hovenier deklaroi qëndrimin e SHBA-së kundër Shqipërisë së Madhe.

“Mendoj se të gjithë ne kemi parë një numër të deklaratave publike për këtë vizitë dhe ngjarjet në Maqedoninë  e Veriut që lidhen me vizitën e Kryeministrit Kurti. Nuk e di nëse është e përshtatshme që unë të flas për specifikat e vizitës.

Por kam parë që në komentet publike ka brengosje për idenë e Shqipërisë së Madhe, si diçka që është diskutuar në kontekst  të kësaj vizite. Dua ta ritheksoj pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë çështje.

Është shumë me rëndësi dhe dua ta lexojë fjalë për fjalë qëndrimin e qeverisë amerikane për këtë, që ta bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin Shqipërinë e Madhe dhe nuk e mbështesim as Serbinë e Madhe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin rivizatimin e kufijve shtetërorë në rajonin e Ballkanit. Çdo përpjekje për të bërë diçka të tillë do të ishte kundërproduktive dhe destabilizuese. SHBA-të të mbështesin fuqishëm integritetin territorial të të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën” tha Hovenier.

shba vizita e kurtit në tetovë

Lini një Përgjigje