TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Prill 2025, 14:19

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, reagon kreu i LDK-së: Ndërprerja e seancës, shkelje e rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, reagon kreu i LDK-së:

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka folur pas dështimit të seancës së dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai e ka cilësuar ndërprerjen e seancës ishte një veprim padrejtë.

Abdixhiku theksoi se kjo ishte kundër praktikës kushtetuese dhe kryesuesi i seancës konstituive kishte kushte të mjaftueshme për votim të raportit të komisionit verifikues.

Ai ka shprehur keqardhje për këto veprime me qëllim bllokimin e kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës.

Qytetarët e Kosovës tashmë e kanë shumë të qartë se kush janë bllokuesit e vërtetë të seancës konstituive. Kryesuesi që rastisi të jetë më i vjetri në moshë, nga partia e parë, pa të drejtë, kundër praktikës kushtetuese, kundër rregullores së Kuvendit, ndërpreu seancën e sotme. Ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm dhe kushte për votim të raportit të komisionit verifikues. Është për keqardhje kjo praktikë e re bllokuese e kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës.

Kjo shkelje e rëndë, praktikë e pazakontë është sjellje e mbrapsht politike për të cilën nuk kemi arsyetime. Por, gjithsesi do të mblidhemi pas 48 orëve për të shprehur sërish qëndrimin tonë të njëjtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës…Kishte kushte për votim, do të duhej të votohej”, tha Abdixhiku për mediat.

Edhe sot, njëjtë si dy ditë më parë, seanca konstituive u ndërpre e cila në rend të parë do të duhej të kalojë raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve. Seanca është njoftuar se do të mblidhet sërish me datë 19 prill.

 

Lini një Përgjigje