TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Prill 2025, 15:13

Kurti u përgjigjet kritikëve: Kur ishin në pushtet qëndruan në qeveri deri në fund, ne na kërkojnë të largohemi

Shkruar nga Pamfleti

Kurti u përgjigjet kritikëve: Kur ishin në pushtet qëndruan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmeve nga opozita për të braktisur qeverinë. Sipas tij, të njëjtat parti kur kanë qenë në pushte kanë vepruar njësoj, ndërsa tani kërkojnë largimin e LVV.

Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga ai që formalisht të mos jetë kryeministër.

Konstituimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK, nuk votuan për verifikimin e mandateve të tyre si deputetë. Në thelb, ata që nuk pranuan që formalisht të marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër. Qeveria jonë, ky kabinet qeveritar, është në detyrë dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti kur edhe e kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë katërvjeçar. Nga ajo ditë e deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës”, ka thënë ai.

Sipas tij, krahas përmbushjes së mandatit të plotë qeverisës që i vë në rol kujdestar deri në formimin e qeverisë së re, në emër të kabinetit qeveritar, dje i është drejtuar Kuvendit me një letër përmes së cilës ka njoftuar për statusin e qeverisë pas datës 23 mars 2025 dhe për dorëheqjen e tij nga posti ekzekutiv, veçse efektiv nga ajo datë dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Më shumë se kaq, nuk është e mundur të jepet dorëheqje. Më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim, e thënë së buti i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie. Ligji për Qeverinë e bën të qartë se një qeveri në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj (neni 30), ndonëse të kufizuara (neni 31), deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Mbledhja sot, dhe ushtrimi i kompetencave të tjera qeveritare, janë plotësisht të lejueshme, madje edhe të detyrueshme, sipas Ligjit”, tha Kurti.

Pra, siç shtoi ai “kemi funksione të kufizuara por assesi nuk mund të ketë ndalim funksionimi. Shteti nuk mund të ketë vakum qeverisje. Qeveria nuk mund të ketë ndalesë funksionimi”.

Lini një Përgjigje