TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Prill 2025, 16:09

Ganimete Musliu i përgjigjet Kurtit: Mirë se erdhe në realitet Bini, nuk ke pse bëhesh paranojak

Shkruar nga Pamfleti

Ganimete Musliu i përgjigjet Kurtit: Mirë se erdhe në realitet

Deputetja e rizgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili fajësoi sot PDK, LDK dhe AAK për mos konstituimin e Kuvendit.

Musliu në një postim në Facebook, i është drejtuar Kurtit duke i thënë se “për pesë vjet rresht e kemi parë se si qeverisni ju. E kemi parë edhe kush la nam sikurse e kemi parë edhe kush i ka sulmuar institucionet. Të gjitha mbaj me shnet vet”.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë.

Paska  reaguar Albini!!! Ose më mirë: I paska rënë edhe një herë borisë propagandistike.

Për pesë vjet rresht e kemi parë se si qeverisni ju. E kemi parë edhe kush la nam sikurse e kemi parë edhe kush i ka sulmuar institucionet. Të gjitha mbaj me shnet  vet.

Albin, ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë. Nuk ke nevojë të bëhësh kaq  paranojak teatral se ti e din që VV nuk është Republikë. As ti nuk je Republika.

Opozita nuk është në shërbimin tënd. Ule kryet dhe respektoni ligjin që ke krijuar vetë. Aleancat nuk krijohen përmes arrogancës dhe përbaltjes së të tjerëve, por përmes respektit për njerëzit të cilët i ke përballë. Mirë se erdhe në realitet, Bini.

Pra, që ta kuptosh njëherë e mirë: Kur dikush është kundër teje nuk nënkupton që është edhe kundër Kosovës. Është thjeshtë kundër teje sepse ti je faqja e zezë”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje