TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shkurt 2024, 12:35

Analisti zbulon prapaskenat: Çfarë po kërkon bota serbe nga Ballkani Perëndimor?

Shkruar nga Pamfleti

Analisti zbulon prapaskenat: Çfarë po kërkon bota serbe nga

Analisti Sadri Rambaja ka folur për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, bota serbe kërkon ende idenë e Serbisë së madhe e cila është një doktrinë e ngritur që prej kohës së kryeministrit të parë në Serbi.

Sipas Ramabasë tezat e pakta për një Serbi të madhe janë hedhur nga një polak, i cili synonte krijimin e një bote sllave, e më pas këto teza janë modifikuar në shërbim të shtetit serb.

“Platforma gradualisht po ngrihet në doktrinë politike në botën serbe. Ajo ka filluar të realizohet, në dhjetorin e vitit të kaluar, kryetarët e tre parlamenteve, i parlamentit serb, i parlamentit të republikës serbe në Bosnjë dhe parlamenti i Malit të Zi dhe nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në Beograd me 7 pika ku angazhohen për ecjen tutje në realizimin e kësaj platforme.

Bota serbe nuk është asgjë tjetër përveçse zëvendëson tezën e luftës së dytë botërore për idenë e Serbisë së madhe, të parashtruara në momentet e para të doktrinës serbe që nga koha e kryeministrit të parë të Serbisë. E vërteta është se si tekst është shkruar nga një polak që i shërbente krijimit të një bote sllave.

Gjithashtu një tezë të ngjashme e ka shkruar edhe shkrimtari me famë botërore Ivo Andriç, i cili ka parashikuar edhe mënyrën se si do të asimiloheshin shqiptarët. Ky projekt thuajse është zbatuar me përpikmëri”, tha Sadri Ramabaja për Euronews Albania.

ballkani perendimor analisti prapaskena

Lini një Përgjigje