TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Mars 2023, 21:18

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen stafi dhe pasagjerët

Shkruar nga Pamfleti

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen stafi

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një alarm për bombë gjatë pasdites së sotme. Si pasojë e paralajmërimeve pasagjerët janë larguar nga objekti.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

"Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten." - ka thënë Ahmeti për Nacionalen.

Alarme për bombë ka pasur edhe në të kaluarën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa kanë rezultuar të rreme.

alarm për bombë në aeroportin e prishtinës

Lini një Përgjigje