![]()
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa u bërë drejtësia për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.
Osmani thekson se “lufta” e Kosovës është që të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës.
Gjatë gjenocidit Serb, 24 vite më parë janë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.
Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:
Sot bëhen 24-vjet që kur forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.
Në këtë ditë në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë dëshmorë të UÇK-së.
Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë.
Nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia kudo në Kosovë.
Sjellja e kriminelëve para drejtësisë është përpjekje e jona e çdoditshme.
Qoftë i përhershëm kujtimi për civilët dhe dëshmorët!.
Lini një Përgjigje