TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Shtator 2023, 07:21

“48 orët që ndryshuan gjithçka”, Artur Zheji: Si u transformua reputacioni i Kurtit pas sulmit në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
“48 orët që ndryshuan gjithçka”, Artur Zheji: Si u
Artur Zheji

Analisti Artur Zheji thotë se sulmi në veri të Kosovës ndryshoi totalisht reputacionin e Albin Kurtit në arenën ndërkombëtare por edhe në Kosovë si dhe vuri në pah anësinë e Ramës, i cili mbështeti hapur Kurtin, duke e bërë të qartë mendimin e tij në lidhje me ngjarjen.

“Mund të ketë hakmarrje , nuk ndahen lehtë me këtë humbje shumë të turpshme serbët. Në këtë moment është një plagosje nuk mund të themi që i kemi hequr qafe. Kemi 48 orë që e analizojmë, kemi raport të zhdrejtë. Mund ta shohim më mirë pikturën e asaj që ndodhi, nuk ishte episod i befasishëm. Kemi dy pista ishin në vëzhgim gjatë gjithë kohës, e kanë mbajtur në nivelin e parë të sigurisë, kanë pasur dekonspirim nga brenda kampit serb. Është informacion i vjetër për amerikanët. Fakti që ata ikën si delet do të thotë që u rrethuan nga një grupim shumë i madh i vendosur në pika kyçe me snajpera. Ata kanë qenë në gatishmëri për të marrë urdhrin për zjarr. Droni nuk ishte i rastësishëm aty, u shfaq shumë shpjet pasi humbi jetën heroi.

U ndesh me një gjë të tmerrshme. Kanë ndodhur dy gjëra të rëndësishme e para pozitat e Kurtit në Kosovë janë forcuar shumë, pozitat e Kurtit në DASH dhe në Bruksel janë rikuotuar dhe e treta kemi një pozicionim politik të Ramës në krah të Kurtit pra të Kosovës në të dyja deklaratat, nuk e ka bërë kurrë këtë. Pritja e Ramës në Romë ishte politikisht e nënvizuar, Rama e thotë vazhdimisht që Italia është krahu ynë i djathtë.”– tha Zheji.

 

artur zheji kurti

Lini një Përgjigje