TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2023, 11:58

Zv.kryetari i bashkisë Kukës paraqitet në SPAK, do të pyetet për skandalin e Safet Gjicit

Shkruar nga Pamfleti

Zv.kryetari i bashkisë Kukës paraqitet në SPAK, do të

Ditën e sotme ka mbërritur në ambientet e SPAK, zv.kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana.

Granit Gjana do të pyetet për videoskandalin e Safet Gjicit, i cili dha dorëheqjen pas skandalit seksual me Alma Kaçin i filuar në zyrën e ish kryebashkiakut të Kukësit.

Gjana të japë sqarime në lidhje me hetimet që po zhvillon ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici dhe Alma Kacit që diskutojnë për një tender për rehabilitimin e qenve endacake në Kukës.

Deri tani Safet Gjici ndodhet në paraburgim në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u arrestua para disa javësh me kërkesë të SPAK, pasi ai ishte vënë nën hetim në momentin e publikimit të një videoje intime të tij me një vajzë në ambientet e zyrës në bashki.

Gjici dyshohet se po kryente korrupsion me një tender dhe pas verifikimeve në bashkinë e Kukësit.

Pas publikimit të videos, Safet Gjici dha dorëheqjen nga detyra duke thënë se ishte pre e një kurthi dhe se ishte treguar mendjelehtë ndërsa kishte patur një lidhje intime me vajzën që u shfaq në video.

Safet Gjici sapo kishte fituar zgjedhjet lokale më 14 maj dhe priste që të rimerrte zyrtarisht detyrën në krye të bashkisë.  Pas shkarkimit nga detyra vendin e tij e ka zënë nënkryetari Granit Gjana.

Gjici duhet të qëndrojë nën arrest me burg, sipas prokurores së SPAK, Manjola Kajana, e cila theksoi se në zyrat e bashkisë i dyshuari fitoi favore seksuale në këmbim të një tenderi.

Lini një Përgjigje