TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2023, 09:33

Paralajmëron Lefter Maliqi: Së shpejti do të dorëzoj 5 kallëzime të reja në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëron Lefter Maliqi: Së shpejti do të dorëzoj 5
Lefter Maliqi

Lefter Maliqi, ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili nuk arriti të fitojë bashkinë e Kuçovës, thotë se së shpejti do të dorëzojë 5 kallëzime në SPAK.

Sipas Maliqit  kallëzimet në SPAK janë për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, ndërtim pa leje, evazion fiskal etj.

“Të dashur miq,

Së shpejti 5 kallëzime në SPAK, për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, ndërtim pa leje, evazion fiskal dhe shumë shkelje të tjera ligjore në Kuçovë dhe në Tiranë. Në shtator gati padia në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit politik të Kolegjit Zgjedhor, vendim në shkelje të plot të Kushtetutës së Shqipërisë. Nuk ka më kthim pas! Çdo gjë do të bëhet mediatike. Beteja politike dhe ligjore vijon… E drejta vonon por në fund ajo triumfon!”, shkruan Maliqi.

Më herët Lefter Maliqi, dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

Në shkresën e depozituar në Prokurorinë e Posaçme, Maliqi e akuzon Hajdarin për korrupsion të funksionareve të lartë apo të zgjedhurve vendore.

Në shkresën e dorëzuar në SPAK, Maliqi thotë se “në fshatin Frashër në Kuçovë, banorët në disa burime mediatike deklarojnë se për bërjen e një rruge të lagjes kanë paguar 15 mijë paund në bashki.

Rruga ekzistuese e ndërtuar që në periudhën e komunizmit është totalisht e shkatërruar, me gropa e rrëshqitje në disa vende dhe vështirësisht e kalueshme jo vetëm për mjetet por edhe për banorët.

Për këtë rrugë që nuk u bë kurrë janë paguar 15 mijë paund, rreth 20 milionë lekë në bashkinë e Kuçovës thotë një qytetar. Ne se dimë në çfarë zyre u dhanë lekët e fëmijëve, por ajo që dimë është që i çuan në bashki. Pas kësaj erdhën disa punëtore të një firme dhe vetëm gërmuan disa dhe the ikën”- pohojnë banorët.”

 

lefter maliqi spak

Lini një Përgjigje