Në gusht 2020- qershor 2023 të drejtimit nga Emiriana Sako, Ujësjellësi Durrës ka 6 milionë Euro vjedhje nga të ardhurat e faturave të ujit; 3.6 milionë Euro shpenzime pagash prej punimeve tepër; 6.2 milionë Euro shpenzime për punë të përsëritura për shkak të mos zbatimit të kontratave tenderuese; 19 milionë Euro korrupsion dhe 52 milionë Euro borxhe të shtuara...
Paçka se ministrja Belinda Balluku, nëpërmjet Agjencisë së Ujërave, po fsheh të vërtetën prej 1 viti, ndërsa ditën e martë mohoi zyrtarisht me mashtrime; “Pamfleti” ka zbuluar dokumente, që faktojnë se Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime-Durrës ka falimentuar dhe është zhytur në borxhe.
Në ujësjellës, 76.4% aksione i ka Bashkia Durrës, 23.6% i kanë bashkitë Vorë, Krujë, Shijak e Kurbin, ku është bërë batërdi me fondet, të ardhurat nga faturat dhe kredinë e Bankës Botërore.
Prokuroria e Durrësit ka 7 dosje dhe hesht, ndërsa SPAK duhet të veprojë, sepse falimenti ka shkak vjedhjet dhe abuzimet prej kryebashkiakes Emiriana Sako e me urdhër të saj.
Meqë Ujësjellësin e Durrësit, nuk e nxori dot nga humnera e falimentit as qeveria, që i dha 3 herë nga 5, 9 e 12 milionë Euro; me urdhër të Bablokut e firmë të Belinda Ballukut, filloi skenari për të fshehur provat e vjedhjeve dhe për të shpëtuar Emiriana Sakon nga burgu, që tashmë në Durrës, qeveri e PS po trajtohet si ‘miknesha’ e Bablokut.
Në muajin maj 2022, në shkelje të plotë të ligjit për shoqëritë aksionare me 100% kapital shtetëror, ministrja Belinda Balluku, urdhëroi Agjencinë e Ujërave, që Ujësjellësit të Durrësit t’i hiqeshin Vora e Kurbini dhe të shtohej si ortake Ministria e Energjisë, Rrogozhina e Kavaja.
Më 28 qershor 2022, bënë një marrëveshje noteriale të titulluar “Krijim Subjekti për administrimin e kompetencave të Ujësjellësit”, që është terminologji dhe akt-administrimi i një subjekti të falimentuar, të cilin nuk duan ta bëjnë me proces e likuidator gjyqësor.
Sepse me proces jashtë gjyqësor e brenda qeveritar, maskohen vjedhjet, zhduken letrat, shuhen abuzimet me fondet e shtetit, nuk detyrohet shlyerja e borxheve me afate përmbarimore dhe shmanget përgjegjësia penale, nëpërmjet falsifikimeve me cikël të mbyllur të falimentit.
Këtë skenar, Balluku e ka nisur duke krijuar një kompani tjetër, të quajtur "Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës Sh.A”, paralele me shoqërinë aktuale që ekziston ende në QKB me emrin “Ujësjellës- Kanalizime Durrës SH.A”.
Në “Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SH.A”, ministria e Ballukut ka marrë 51% të aksioneve dhe komandon; Bashkisë Durrës i ka lënë 32.7%, ndërsa pjesën 16.3% aksione ua ka lënë bashkive, Krujë, Shijak, Kavajë e Rrogozhinë.

Mirëpo kompania e re ku ministria e Belindës ka marrë 51% aksione, ka vetëm 1 drejtor sa për efekt ligjit të QKB; dhe prej 1 viti nuk kryen asnjë aktivitet, ndërsa gjithë veprimet financiare i kryen kompania e vjetër, por i kontrollon kompania e re e Belindës dhe Emiriana Sakos.
Ky dyzim i kompanive të njëjta brenda strukturës e bashkisë, nuk është bërë për të shpëtuar ujësjellësin e Durrësit nga falimenti e durrsakët nga mungesa e ujit, por për të shpëtuar nga burgu Emiriana Sakon dhe vartësit e saj drejtues ujësjellësi e drejtues të PS-Durrës, të cilët kanë shkaktuar 198 milionë Euro borxhe dhe 122 milionë Euro faturë korrupsioni e vjedhjesh.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm gjatë periudhës gusht 2020-qershor 2023 të drejtimit të Bashkisë Durrës nga Emiriana Sako, Ujësjellësi Durrës ka 6 milionë Euro vjedhje nga të ardhurat prej faturave të ujit; 3.6 milionë Euro shpenzime pagash prej punimeve tepër; 6.2 milionë Euro shpenzime për punë të përsëritura për shkak të mos zbatimit të kontratave tenderuese; 19 milionë Euro korrupsion dhe 52 milionë Euro borxhe të shtuara.
Ujësjellësi i Durrësit nuk do kishte falimentuar, nëse këto 86.8 milionë Euro nuk do ishin vjedhur e shpërdoruar nga pazaret, mashtrimet në kontrata, tolerimet dhe qokat që ka bërë kryebashkiakja Emiriana Sako, si autoriteti i vetëm që ka në administrim 74.6% të këtij ujësjellësi.
Skenarin e saj për të zhdukur provat e vjedhjeve dhe për të nisur nga “starti zero” aktivitetin e Ujësjellësit të Durrësit me kompani të re, Belinda Balluku e Emiriana Sako po e realizojnë me dy kompani ujesjellësi që në fakt janë e njëjta, me të njëtjtët punonjës, por me dy drejtorë e me dy borde paralele, ndërsa dokumentacionin e gropës së zezë e ka marrë drejtoria AKUM e ministrisë së Belindës.
NË VIJIM/ Do publikojmë fakte shkresore nga vjedhjet që Emiriana Sako, Kovaçi i saj dhe Kasëm Bejko i tyre, kanë bërë në fondet e kredisë 85.3 milionë USD dhënë më 20 dhjetor nga Banka Botërore për Ujësjellësin e Durrësit; dhe çfarë zullumesh po mbulojnë Babloku, Balluku e Sako me kredinë franceze 60 milionë Euro./Pamfleti
Lini një Përgjigje