TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Gusht 2023, 14:14

Edvin Kulluri: PD të heqi fjalën fitore nga fjalori, Berisha nuk vjen kurrë më në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

Edvin Kulluri: PD të heqi fjalën fitore nga fjalori, Berisha nuk vjen

Analisti Edvin Kulluri foli në lidhje me zgjedhjet në PD zyrtare dhe rikthimin e Lulzim Bashës në krye të saj.

Ai tha se nuk e ka ndjekur me hollësi procesin, pasi nuk ka besim. Më pas shtoi se PD duhet ta heqi fjalën “fitore” nga fjalori, me situatën ku ndodhet.

Sipas tij, fitorja e Bashës nuk diskutohej, pasi ajo pjesë e mbetur në këtë fraksion janë mbështetës të tij. Sa i përket një fraksioni të tretë, analisti tha se nuk ka ende, pasi Bardhi dhe deputët që e mbështesin atë nuk kanë shpalosur ndonjë projekt politik.

“Së pari nuk e kam ndjekur me hollësi procesin zgjedhor, sepse nuk kam ndonjë besim te këto lloj procesesh. Siç e thashë përçarja është e atij niveli që nuk ngjall shpresë për fitore. PD duhet ta heqi fjalën “fitore” nga fjalori. Basha nuk po e përmend. Fitorja e Bashës nuk diskutohej, sepse ajo pjesë e mbetur në PD zyrtare, janë mbështetës të tij.

Ndërsa pretendimet e Bardhit, vijnë nga një person që kanë qenë aty kur u bënin zgjedhjet në PD. Basha i përjashtoi anëtarët me të drejtë, sepse ato votuan për “Rithemelimin”. Akoma janë dy PD, sepse Bardhi dhe deputetët që e mbështesin nuk kanë deklaruar ndonjë projekt politik.

Një gjë është e sigurtë, PD zyrtare dihej se çfarë rezultati do të merrte, sepse Berisha është shumicë përballë Bashës, por një gjë është e sigurtë “Rithemelimi” nuk vjen kurrë në pushtet dhe mundje u turpërua”, tha Kulluri në edicionin “Newsline”.

edvin kulluri pd fitore berisha

Lini një Përgjigje