TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Gusht 2023, 14:52

Spartak Ngjela: Ka vetëm një mënyrë që Lulzim Basha të vijë në pushtet!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Ka vetëm një mënyrë që Lulzim Basha
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së, i cili me 29 korrik 2023 u rikthye me një kurs të ri duke lënë pas të shkuarën por dhe grupin e Berishës.

Sipas avokatit, Basha tani duhet të bashkojë PD-në, të thërrasë rreth vetes intelektualët që dikur kanë qenë pjesë e kësaj partie por janë larguar për qejfmbetje ose nuk kanë pranuar optikën e deritanishme të së djathtës shqiptare.

Ngjela tha se bashkimi është i domosdoshëm nëse PD-ja do të rikthehet në pushtet.

"E ka nevojë primare të ecjes për të marrë pushtetin. Me 16 mijë vota nuk merret pushteti. Basha duhet domosdoshmërisht të bashkojë vlerat e mëdha intelektive që ka PD në perëndim dhe në Shqipëri që kanë qenë të mënjanuar nga lufta politike për karrierë individuale e të vijojë çështjen në funksion të marrjes së pushtetit. Po a ia arrin dot bashkimin kur një pjesë e demokratëve janë tek Berisha?", thotë avokati.

Ngjela beson po nëse do të ketë përkrahjen e Uashingtonit, vetëm atëherë Basha bëhet kryeministër.

"Është ky ekuacion. U= B (Uashington është i barabartë me Bashën). Nëse Basha do të ketë përkrahjen e madhe të Uashingtonit gjithçka bëhet. Nga sa po shoh Basha ka përkrahjen e Uashingtonit. Do shohim si të do të precipitojnë ngjarjet në shtator, por nëse do të ketë mbështetjen politike të Uashingtonit gjithçka bëhet.  Pse ju mendoni që Partinë Komuniste  në 1992 e mundi Saliu? Uashingtoni e mundi. Nëse e përkrah me intensionin e saj të vrullshëm politik dhe përkrahjen amerikane që ka në Shqipëri menjëherë rigrupohet PD dhe është në favor të të gjithëve.", shprehet Ngjela.

Ndërsa për Berishën, Ngjela thotë se po e mban peng PD-në por nëse do të ishte i gatshëm të ndihmonte për riardhjen e PD-së në pushtet gjithçka do të ishte dhe në favor të tij.

"Ne jemi në politikë. Nuk ka ‘never” (kurrë) në politikë. Nëse ai do të dijë të bëjë kompromise të ndihmojë riardhjen e PD-së në pushtet pa prezencën e tij, se me prezencën e tij nuk mund të fitojë se është nongrata në Amerikë. Atëherë i lind e drejta kryeministrit dhe maxhorancës së djathtë që do të vijë në pushtet me anë të PD-së ta ndihmojë në Uashington. Shumë e thjeshtë. Kjo është politika. S’ka tjetër! Por a e luan Saliu këtë? Jo Saliu i ka hipur kalit dhe e mban nga bishti! Mirë që e mban nga bishti dhe ai nuk ecën por nuk po e lëshon që ta marrë një tjetër e ta drejtojë. Këtu jemi” , përfundon avokati.

spartak ngjela basha pd

Lini një Përgjigje