Deputeti demokrat Edi Paloka deklaron se pa një reagim frike te deklarata e Veliajt për inceneratorët.
Sipas Palokës Veliajn nuk e frikëson SPAK-u, por mendimi se Rama mund të ketë vendosur ta shesë kryebashkiakun.
“Veliaj rrezikohet në momentin që Rama e shet, pa e shitur Rama SPAK-u se prek”, tha Paloka.
Sipas Palokës kryeministri dhe kryebashkiaku janë “kokat” e aferës dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve.
"E kam thënë disa herë që për fat të keq SPAK është kthyer në një instrument të Edi Ramës. Skandali i inceneratorëve s’ka plasur as para një muaji, as para një viti. Faktet janë ulëritëse, s’janë as rrethanore, as periferike, janë qindra milionë euro. Në inceneratorin e Tiranës janë plot 100 milionë euro që janë zhdukur dhe kanë shkuar në llogari të disa personave që quhen pronarë të inceneratorëve, Mërtiri dhe Zoto, por për mua janë në shërbim të pronarëve të vërtet Rama dhe Veliaj. Sekuestrimi i të ashtuquajturit incenerator të Tiranës u sekuestrua me një vit vonesë, do ishin shpëtuar dhjetëra milionë euro të qytetarëve të Tiranës. Veliaj njëherë s’është thirrur qoftë edhe për t’u pyetur jo si i pandehur, por si dëshmitar. Janë më dhjetëra denoncimet vetëm nga opozita.
Për këtë arsye dhe shumë të tjera, unë mendoj që SPAK-u thjesht po përdoret nga Rama për të goditur armiqtë, qoftë edhe brenda partisë, dhe për të ruajtur kokën e tij. Të gjithë këta që janë prekur janë për të mbrojtur kokën e tij Rama. Janë partnerët kryesorët që ndërhynë, siç ishte rasti i fundit i bandës kriminale, që erdhi nga shërbimet e huaja, edhe përgjimet edhe faktet, se të ishte për Ramën bashkëpunëtorët që fitoi zgjedhjet, Rama s’do t’i prekte kurrë me dorë. Pse i jepet kohë Ahmetajt që të arratiset. Kush ka shkuar në fund fare para SPAK-ut, të gjithë ata që Rama i ka shtrydhur dhe s’i duhen më. Kokat janë Rama dhe Veliaj. Personalisht pashë një entuziazëm të shfrenuar në momentin që SPAK vendosi sekuestrimin e të ashtuquajturit incenerator të Tiranës, në rrjetet sociale njerëzit mendonin a thua se ishte arrestuar Veliaj. Unë e dyshoj këtë, madje kam bindjen që Veliaj s’do të preket, edhe pse është ai koka e inceneratorit.
Në reagimin e Veliaj pati një lloj reagimi frike, i vetmi që ka bërë. E vetmja gjë që mund ta frikësojë Veliajn është Rama, sepse mendon se mbase Rama ka vendosur ta shesë edhe të. Ju e dini që brenda Rilindjes ka disa konflikte, ka disa grupe që përplasen, grupi i Velaijt, Ballukut, ka qenë grupi i Tahirit. Gjiknuri gati nuk tha që këtë e kam prej Veliajt, Ahmetaj e tha hapur, nëse ka njerëz që duhen pyetur për inceneratorit, janë Rama dhe Veliaj tha. Nëse Rama do detyrohet ta shesë edhe Veliajn, e shet pa problem. Nëse do kishte vullnet të SPAK-ut dhe të aleatëve, të parët në burg do ishin Rama dhe Veliaj, pastaj do vinin të tjerët si viktima. Po bëhet një tentativë për t’ia lënë përgjegjësinë ministres së Financave përgjegjësinë, në mediat e Veliajt. Ndërkohë që Veliaj ka firmën aty, ka shkelur disa ligje dhe nene të Kodit Penal. Veliaj nëse rrezikohet, rrezikohet në momentin që Rama e shet. Pa e shitur Rama SPAK-u se prek. Ramës s'mund t’i zërë besë askush, tani e kanë me prova edhe ata që i kanë ndenjur afër", tha Paloka.
Paloka tha se Ahmetaj mund të jetë kërcënuar nga kriminelë ordinerë pranë Ramës, ose nga vetë kryeministri. Sipas tij Ahmetaj nuk e ka pranuar marrëveshjen me Ramën, sikurse kanë bërë të tjerë ish-ministra dhe ish-deputetë.
“Kush mund ta kërcënojë Ahmetajn tjetër përveç Ramës dhe Veliajn askush tjetër. Të gjithë ata që kanë përfunduar në burg, që kanë qenë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës...Të gjithë pa përjashtim kanë hyrë në burg me marrëveshje me Ramën. Që të bëjnë disa muaj burg për akuza të lehta, të marrin dënime të buta dhe të dalin nga burgu dhe të gëzojnë milionat. Nëse këta do të flisnin Rama s’do ta kishte të gjatë. Këto që ia janë bërë Ahmetajt mund të vijnë edhe nga kriminelë ordinerë, edhe nga Rama vetë. U ka thënë do bëni disa muaj burg dhe të gëzoni milionat, ose do bëheni armiqtë e mi. Kam bindjen që Ahmetaj s’e ka pranuar këtë marrëveshje. As Tahiri s’e pranoi në fillim këtë marrëveshje, nuk e di për cilat arsye e pranoi më vonë. Ahmetaj është i kërcënuar nga Rama dhe Veliaj, sepse është kërcënim nga Rama dhe Veliajn. Kemi shtet mafioz, s’kemi shtet normal”, tha Paloka.
Ai tha se populli ka faj që nuk ngrihet në protestë për të drejtat e veta, ndonëse vuri në dukje se një politikani nuk i lejohet ta thotë një gjë të tillë.
Lini një Përgjigje