TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2023, 11:47

Përplasja e fortë Spiropali-Tomë Doshi; Shkodra merr kthesën e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e fortë Spiropali-Tomë Doshi; Shkodra merr
 

Vapa e gushtit pritet t’i lërë vendin një shtatori “freskues” sa i përket zhvillimeve politike jo vetëm në nivel qendror por edhe vendor.

Drejtuesja politike e qarkut Shkodër Elisa Spiropali ka vendosur të rrëzojë të “fortit” në qarkun verior dhe në të njëjtën kohë të largojë ato që ajo i quan sulltanët drejtorë, që prej 7-10 vitesh ngrohin vetëm karriget.

Spiropali, mësohet t’i ketë kërkuar Edi Ramës lirinë e plotë të veprimit pas fitores së 14 Majit dhe ky i fundit ja ka dhënë “bekimin” e këtyre ndryshimeve.

Sipas burimeve të Shkodranews, Spiropali së pari kërkon shkatërrojë influencën e Tom Doshit në qark dhe për këtë do të nisë operacionin ‘bisturia’ në të gjitha drejtoritë rajonale. “Drejtorët pa përjashtim do të ikin të gjithë, sido që të kenë punuar, pasi kemi nevojë për të ndryshuar ujërat në këto institucione. Nuk mund të kemi më një gjendje të tillë në qytet, prandaj reforma do të bëhet e thellë dhe detyrat do ti ngarkohen emrave të rinj e me kontribute profesionale, jo vetëm partiake”.

Përveç shkatërrimit të influencës së Tomë Doshit, ministrja Spiropali kërkon të pastrojë nga këto drejtori njerëzit e paraardhësve të saj ish deputet e ministra që kanë shtrirë tentakulat e tyre duke bërë emërime pa kriter.

Pritet që në ekipin e ri ajo të mos i lërë hapësira për të vendosur shumë emrave, por vetëm njerëzve të besuar pranë saj, e që për hir të së vërtetës janë pak.

Kështu në zyrën e Spiropalit për tu larguar janë emrat e të gjithë drejtorëve, disa prej të cilëve kanë mbushur ciklin gati 10 vjeçar të drejtimit.

Surprizues është fakti se largimi i tyre do të pasohet jo domosdoshmërisht me emra brenda radhëve të PS, por edhe nga ata që dikur i përkisnin partive të tjera si LSI apo edhe parti të djathta.

Duket se “lufta” për pushtet lokal e territorial vetëm sa ka nisur mes Spiropalit – Doshit and co!/Shkodranews

shkodra përplasja spiropali tomë doshi

Lini një Përgjigje