TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2025, 07:37

“Zot i qeverisë dhe gjithë Shqipërisë!”, Jonida Shehu kritikon kryeministrin:Vendimi për Veliajn ishte një mesazh nga Rama

Shkruar nga Pamfleti
“Zot i qeverisë dhe gjithë Shqipërisë!”, Jonida
Gazetarja Jonida Shehu

Gazetarja Jonida Shehu analizoi me ton kritik vendimin e kryeministrit Edi Rama për të lënë jashtë Erion Veliajn nga skema e re politike për Tiranën.

Shehu theksoi se ky vendim nuk erdhi si surprizë, por si një hap i vonuar që duhej ndërmarrë prej kohësh. Sipas saj, përmes këtij veprimi, Rama jo vetëm që forcoi kontrollin e tij mbi pushtetin qendror dhe vendor, por edhe u vetëshpall si “Zot” i pakontestueshëm brenda PS dhe më gjerë.

Duke komentuar mungesën e një dorëheqjeje nga Veliaj, Shehu sugjeroi se prapa skenës mund të kenë ekzistuar negociata për një zgjidhje më të butë, por Rama zgjodhi të japë një mesazh të qartë politik për riorganizimin e pushtetit në kryeqytet.

Në këtë kontekst, vendimi i tij në Asamblenë e PS-së shihet si një shpalosje e plotë e vizionit dhe dominimit të tij në çdo nivel të strukturës shtetërore dhe politike.

“Në fakt se çfarë vendimi do të merrte Rama me Veliaj e prisnim të gjithë, a do të ishte ky vendimi i duhur apo jo. Por, që duhet të merrte Rama një vendim për Veliaj këtë e prisnin të gjithë madje e kemi thënë herë pas herë që është i vonuar. Madje unë kuptova në perceptimin time, sepse secili ka këndvështrimin e vet, që Rama sot u shpall, jo se ne nuk e dinim, Zot i gjithë Shqipërisë dhe qeverisë, edhe në nivel vendor.

Absolutisht që ka qenë. Megjithatë i duhej me patjetër që të merrte një vendim për Veliajn dhe unë mendoj që ka marrë kohë për një zgjidhje më të thjeshtë, që mund të ishte dorëheqja e Veliajt, e cila nuk ka ardhur dhe nuk e di nëse reagimi i tij në këtë vendim do të ishte pikërisht deklarimi për dorëheqje. Mund ti jepte lirinë, pasi SPAK ka vendosur që ne nuk të lëmë në arrest shtëpisë sepse mund të prishësh privat.

Kam përshtypjen se negociata për ta zgjidhur ndryshe ka pasur. Rama e ka pritur këtë dhe normalisht duhet që të marrë një vendim dhe normalisht kur mbledh gjithë partinë e ka shpallur vizionin e tij, nga qendra deri te kapilarët e saj, kështu detyrimisht do të merrte një vendim për Veliaj dhe për Tiranën”, tha gazetarja.

jonida shehu edi rama

Lini një Përgjigje