TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 22:57

“Punësojnë gjithë fisin”, eksperti: Deputetët na kushtojnë më shtrenjtë se në vendet e BE

Shkruar nga Pamfleti

“Punësojnë gjithë fisin”, eksperti: Deputetët na

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë socialiste paralajmëroi se ky do të jetë mandati i fundit ku Kuvendi i Shqipërisë do të ketë 140 deputetë, pasi numri i tyre në të ardhmen do të jetë më pas se 101.

Kjo deklaratë e kreut të qeverisë është cilësuar si një nga elementët më pozitivë të Asamblesë së sotme nga ana e të ftuarve në Quo Vadis në Vizion Plus.

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa deklaroi se deputetët në Shqipëri kushtojnë më shumë se në vendet e tjera europiane. Sipas tij ne kemi një përfaqësi deputetët shumë më të madhe krahasuar me vendet e tjera europiane për 100 mijë banorë.

Ndërkohë pedagogu, Zylyftar Bregu, theksoi se kjo është një nga nsimat më pozitive të kryeministrit Rama, pasi deputetët punësojnë vetëm familjarët e tyre si dhe punojnë për krimin.

Pjesë nga biseda:

Sefa: Përveç pagës që e kanë mbi mesataret e tregut deputetët kanë dhe bonuse, paga e tyre shkon përtej 3 milionshit. Shqipëria në rajon ka nivelit më të lartë të përfaqësimit 5.3 përfaqësues për 100 mijë banorë. Italia që e kemi vend mik po mendon të bëjë reformë e ka 1.2 për 100 mijë banorë. Gjermania e ka 0.9 për 100 miijë banorë. Mbi gjysma e deputetëve nuk kanë asnjë propozim në asnjë komision parlamentar ku kanë marrë pjesë.

Bregu: Kjo është një nga gjërat e mira që bën Rama nëse i heq. Deputetët punosojnë fisin dhe punojnë për krimin.

Lini një Përgjigje