Por, Reporterët Pa Kufij, duke iu përgjigjur Kryeministrit e këshillojnë Ramën që ta investojë energjinë në adresimin e problemeve të lirisë së medias në Shqipëri, ndërsa shpreh gatishmërinë edhe për dialog…
Kryeministri Edi Rama dhe ‘Reporterët pa Kufij’ janë përfshirë në replika në distancë, pas një raporti që RSFI publikoi, ku Shqipëria renditet në vendin e 83 sa i takon lirisë së shtypit me një rënie nga viti i kaluar.
Në anën tjetër, Kryeministri u kundërpërgjigj duke publikuar raportin e SIGMA-OECD që vlerësonte Agjencinë për Media dhe Informim, por organizata tha më pas se “mat lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë.” Ajo ngriti shqetësime edhe për sulmet politike, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe abuzimet me zbatimin e ligjit.
Në vijim, Rama ndau edhe një raport të AMA-s që konfirmonte mbizotërimin e opozitës në hapësirën televizive. Për raportin e “Bulletin Intelligence” të publikuar së fundmi, Rama i tha organizatës se rrëzon tezën e tyre për media nën shërbim të qeverisë.
Por, Reporterët Pa Kufij, duke iu përgjigjur Kryeministrit e këshillojnë Ramën që ta investojë energjinë në adresimin e problemeve të lirisë së medias në Shqipëri, ndërsa shpreh gatishmërinë edhe për dialog.
“Kryeministër Edi Rama, në vend që të përpiqeni kot të provoni se indeksi i Reporters Without Borders (#RSFIndex) është i gabuar, ne propozojmë që energjia të investohet në adresimin e problemeve kronike të lirisë së medias në Shqipëri. Së bashku me partnerët e saj lokalë, RSF është e gatshme për një dialog mbi propozimet e saj”, shkruan Reporterët Pa Kufij në rrjetin X.
PM @ediramaal, plutôt que d’essayer de démontrer, en vain, que le #RSFIndex a tort, nous vous proposons de consacrer cette énergie à résoudre les problèmes endémiques de liberté de la presse en #Albanie. Avec ses partenaires locaux, RSF est prête à un dialogue sur ses… https://t.co/Pd5rtWOPNW
— RSF (@RSF_inter) May 28, 2026
Por për Kryeministrin ky reagim i RSFI ishte shpërfillës ndaj të dhënave të besueshme që i referohet Edi Rama.
“Më kot? Uau. Ky është një reagim çuditërisht shpërfillës ndaj të dhënave që duken si të besueshme ashtu edhe shumë relevante. Ju janë paraqitur të dhëna të verifikuara fort, që tregojnë se Shqipëria është 33 pikë përqindje nën pragun që zakonisht lidhet me sistemet mediatike “të kapura”, dhe megjithatë besoni se kjo nuk ka aspak rëndësi?
Sinqerisht, qëllimi im këtu nuk ishte të provoja se ju gaboni. Thjesht mendova se ia vlente të ndaheshin informacione shtesë të bazuara në fakte, duke supozuar se do të ishit të hapur ndaj burimeve objektive dhe të paanshme, edhe kur ato sfidojnë perceptimet ekzistuese.
Gjithashtu mendova se mund të ishte inkurajuese të pranohej se Shqipëria mbetet ende larg përkufizimit të një mjedisi mediatik “të kapur”, pavarësisht sfidave shumë reale që ekzistojnë ende për përmirësimin e standardeve të medias dhe mbrojtjen e gazetarëve.
Unë nuk kam vënë kurrë në dyshim rëndësinë e shqetësimeve të ngritura në dokumentin tuaj dhe do ta mirëprisja sinqerisht mundësinë për t’i diskutuar më tej ato me ju dhe partnerët tuaj lokalë në çdo kohë. Mjafton të sugjeroni një datë dhe një vend, dhe do të marr pjesë me kënaqësi, sepse prej vitesh kam shpresuar për llojin e dialogut kuptimplotë që thoni se dëshironi.
Në të njëjtën kohë, do t’ju inkurajoja të mos i shpërfillni provat empirike vetëm sepse ato çojnë drejt një përfundimi ndryshe. Madje mund të ishte e vlefshme të lidheni drejtpërdrejt me të rinjtë që qëndrojnë pas atij mjeti mbresëlënës të bazuar në inteligjencën artificiale dhe të eksploroni nëse ka hapësirë për bashkëpunim në forcimin e mëtejshëm të metodologjisë suaj.
PM @ediramaal, plutôt que d’essayer de démontrer, en vain, que le #RSFIndex a tort, nous vous proposons de consacrer cette énergie à résoudre les problèmes endémiques de liberté de la presse en #Albanie. Avec ses partenaires locaux, RSF est prête à un dialogue sur ses… https://t.co/Pd5rtWOPNW
— RSF (@RSF_inter) May 28, 2026
Në fund të ditës, afrimi me të vërtetën ka më shumë rëndësi sesa mbajtja me ngulm e përfundimeve që mund të kenë nevojë të rishikohen. Pres me padurim një takim rreth një tryeze të përbashkët dhe, deri atëherë, do të vazhdoj të ndaj çdo gjetje të re që mund të kontribuojë në këtë diskutim”, shkruan Rama në përgjigjen e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri Edi Rama përfshihet në replika me gazetarët apo organizatat e huaja, ndërsa shpreh gadishmërinë edhe për të dialoguar me to, ndërsa në Shqipëri aplikon standardin e përjashtimeve apo dënimeve afatgjata, duke përjashtuar nga konferencat për media, gazetarë të ndryshëm. /Pamfleti/
Minutat në ekran nuk e bëjnë median të lirë. Në thelb, ato nuk thonë pothuajse asgjë për lirinë reale të medias. Koha televizive është një tregues sasior, jo cilësor. Ajo mat vetëm sa minuta shfaqet një aktor politik në ekran, por nuk mat mënyrën se si paraqitet, kontekstin në të cilin vendoset, apo narrativën që ndërtohet rreth tij. Një media mund t’i japë një politikani shumë hapësirë, por njëkohësisht ta paraqesë atë në mënyrë të vazhdueshme negative, mbrojtëse apo të delegjitimuar. Në këtë rast, prania e shpeshtë nuk është privilegj, por mjet konsumimi dhe amortizimi politik. Një nga format më të zakonshme të kontrollit editorial sot janë debatet e stisura. Studio televizive të mbushura me analistë “të përhershëm”, shpesh të lidhur financiarisht ose politikisht, krijojnë iluzionin e pluralizmit. Në realitet, kemi të bëjmë me një kor zërash që riprodhojnë të njëjtën narrativë, ndërsa zëri ndryshe izolohet, ironizohet ose ndërpritet. Edhe kur opozita është e pranishme në ekran, ajo mund të përballet me një ambient armiqësor, ku rezultati i debatit është i paracaktuar. Po aq e rëndësishme është edhe çështja e agjendës. Media e lirë nuk matet vetëm nga ajo që transmeton, por edhe nga ajo që zgjedh të mos transmetojë. Vendosja e temave “apostafat”, zhvendosja e vëmendjes nga skandale konkrete drejt debateve periferike, ose relativizimi i çështjeve që prekin pushtetin, janë forma të sofistikuara të kapjes mediatike. Në këtë kuptim, opozita mund të flasë gjatë, por detyrohet të flasë për tema që nuk i ka zgjedhur vetë. Edhe trajtimi i pabarabartë në pyetje dhe ton është një element që minutazhi nuk e kap. Pyetjet agresive për njërën palë dhe pyetjet e buta për tjetrën, ndërprerjet selektive, presioni për përgjigje të shkurtra apo mbyllja e diskutimit me justifikimin e “mungesës së kohës”, janë forma të censurës së butë. Ato nuk ndalojnë fjalën, por e deformojnë atë. Një tjetër aspekt është hierarkia e lajmit. Nuk ka të njëjtën peshë një deklaratë e vendosur në hapje të edicionit informativ dhe një tjetër e futur në fund, pa analizë dhe pa vazhdim. As nuk ka të njëjtin ndikim një lajm që përsëritet disa herë gjatë ditës dhe një që transmetohet vetëm një herë, formalisht, për të “larë duart” me balancën. Prania teknike nuk është domosdoshmërisht prani reale në opinionin publik. Në fund, duhet parë edhe struktura ekonomike e medias. Varësia nga reklamat shtetërore, interesat e pronarëve dhe marrëdhëniet me pushtetin e kthejnë median në një aktor të kujdesshëm për të mos kaluar disa vija të padukshme. Në këto kushte, hapësira që i jepet opozitës është shpesh një tolerim formal, jo shprehje e vërtetë e pavarësisë editoriale. Për më tepër, fakti që dy figura politike, Berisha dhe Rama, zënë pjesën dërrmuese të ekranit tregon një problem më të thellë: varfërinë e pluralizmit. Politika reduktohet në duel personal, ndërsa idetë, alternativat dhe zërat e tjerë mbeten në hije. Kjo nuk i shërben as opozitës, as demokracisë, por vetëm ruajtjes së një status quo-je të kontrolluar. Prandaj, debati mbi lirinë e medias nuk mund të mbyllet me tabela dhe përqindje. Media e kapur sot nuk hesht, por flet shumë; nuk censuron drejtpërdrejt, por deformon ose relativizon; nuk përjashton, por e fut kundërshtarin në një kornizë që e dobëson. Minutat në ekran mund të masin kohën, por nuk matin të vërtetën. Dhe pa këtë dallim thelbësor, çdo diskutim për pluralizëm mbetet thjesht statistikë pa përmbajtje.
Bravo të qoftë. Nuk jemi të gjithë qofte dhe qoftexhinj në këtë vendin tonë të pushtuar nga demagogë që mirë që tallent me ne përditë, por nuk hezitojnë aspak të shpërfaqin dhunshëm arrogancën propagandistike që i karakterizon. Edi / Sali = 1