Seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës.
Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Luçiano Boçi, u largua nga salla pas një përplasjeje me bashkëkryetarin socialist Arbjan Mazniku.
Debati nisi pasi Mazniku i ndërpreu fjalën Boçit dhe i hoqi mikrofonin, duke argumentuar se përfaqësuesit e opozitës nuk po u linin hapësirë deputetëve të maxhorancës për të folur.
Pjesë nga debati:
Boçi: Mund ta mbyll se nuk është etike. Jo me ma hequr mua mikrofonin…
Mazniku: Kanë folur nga ana e opozitës, nuk ka fol asnjë nga maxhoranca.
Boçi: Nuk është etike që ndërhyn në fjalën time. Tani e tepruat. Nuk po bëj pyetje, po bëj parashtrim. Unë e kuptoj se fjala pyetje ju axhiton. Ta përfundoj une.
Mazniku: Nuk mund të vazhdojë kjo histori.
Boçi: Nuk bëhet kjo sfidë në këtë formë se jemi edhe live. Në komision nuk pranoj sfida të tilla. Parashtrimin tim nuk dua të ma ndërpresë kush, asnjë deputeti s’mund t’ja ndërpresim edhe ne dhe jo më të ndërhyjmë ne si bashkëdrejtues. Këtu stop orkestra.
Mazniku: Jepni fjalën.
Boçi: Mos bëj si kalama, ta mbaroj. Ça është kjo ndërhyrje.
Mazniku: Keni dy orë që nuk i jepni fjalën një personi të maxhorancës.
Boçi: Ja mbaje mikrofonin e fute në xhep. Kjo tregon autoritetin tënd.
Mazniku: Mos abuzoni me hapësirën që iu është lënë.
Boçi: Mbaje ta gëzosh.
Lini një Përgjigje