TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2026, 09:49

Përtej puthjes së Martës: Cirku që i rezervuan Edi Ramës në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti
Përtej puthjes së Martës: Cirku që i rezervuan Edi
Edi Rama dhe Marta Kos /

Mes takimeve të Macron me Malin e Zi dhe sinjaleve të Merz-it për rreshtimin me Ukrainën e Moldavinë, Shqipërisë së Ramës i mbeti vetëm ceremonia teknike dhe shija e një talljeje europiane...

Ceremonia gjithë zhurmë për kalimin e IBAR-it në Bruksel nga Edi Rama ishte në realitet, një skenë tragjikomike.

Madje duket se edhe vetë kryeministri i Shqipërisë e ka ndjerë thellë rrengun, apo shqip: ‘futjen’, që i kanë bërë liderët realë të Bashkimit Europian, përkatësisht kancelari gjerman dhe presidenti francez.

Të mësuar prej vitesh me skenat e tij prej kllouni cirku nëpër samite, ku ka tentuar të bëhet gazi i botës në mënyra nga më të ndryshmet, ata i kanë lënë një skenë të tillë në Bruksel me Marta Kos dhe përfaqësueset e presidencës qipriote të BE-së.

Përkatësisht dy personazhe me peshë politike afër zeros absolute. Megjithatë, të instruktuara me kujdes, ato e dinin skenën përmendësh dhe, me cinizëm, i dhanë Edi Ramës një mësim të mirë.

Duke i ofruar një darkë me pjatë bosh, siç ndodh me kllounët në cirk, që përpiqen të argëtojnë fëmijët, ndërkohë që vetë janë të pushtuar nga dhimbja dhe frustrimi.

Shqipëria e Edi Ramës ka kaluar thjesht një kapitull të një dokumenti teknik, i cili, edhe pse është pjesë e metodologjisë, nuk ka ndonjë peshë reale politike.

Ndërkohë, Emmanuel Macron ka pritur në Pallatin Élysée kryeministrin e Malit të Zi, si për të treguar se cili është vendi që do të hyjë realisht në BE, ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës i kanë lënë IBAR-in dhe Martën.

“Mirë se erdhe, Milojko Spajiç. Sot ne po forcojmë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Francës në disa sektorë strategjikë, duke përfshirë ekonominë dhe transportin. Franca qëndron pranë popullit malazez për ta mbështetur në rrugën e integrimit europian”, shkroi Macron në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Ndërkaq, kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar presidencës së BE-së që disa vende kandidate, si Shqipëria, të vendosen në të njëjtën radhë me Ukrainën dhe Moldavinë për integrimin në Bashkimin Europian.

Jo më kot, në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me Marta Kos, Edi Ramës iu bë pikërisht pyetja për propozimin e Merz-it, kur në realitet nuk kishte përse të pyetej kryeministri i Shqipërisë për këtë çështje.

Duket si një hakmarrje politike e fortë ndaj lëvizjeve pa bosht që Edi Rama bën prej kohësh, vetëm e vetëm për të shpëtuar veten nga një hetim i nivelit të lartë.

Ndërkaq, si për ta vërtetuar këtë, kancelari gjerman ka thënë që samiti i Procesit të Berlinit, ku do të mblidhen krerë nga vendet e mëdha të BE-së, plus Britania e Madhe, të zhvillohet në tetor në Cetinjë të Malit të Zi.

Ky është një tjetër sinjal i talljes që po bëhet me Edi Ramën, të cilit i kanë lënë IBAR-in në dorë.

Ndaj edhe kryeministri shqiptar pati të vetmin moment serioz në konferencën e shtypit në Bruksel, kur tha se “ne nuk jemi aq të vegjël sa të mos merremi parasysh dhe të mëdhenjtë nuk janë aq të vetëmjaftueshëm”.

Por tani është vonë. Ajo fjali as nuk u dëgjua dhe as nuk u shënua nga askush.

Sepse prej vitesh, nga “artisti-kryeministër”, janë mësuar të dëgjojnë vetëm karagjozllëqe për meme./Pamfleti

 

përtej puthjes marta kos edi rama bruksel

7 Komente

  1. G
    Glaukias

    Pamfleti më 07.04.2026 për IBAR në artikullin 'Dalin blof Rama me Ferit Hoxhën, bllokadë totale në Bruksel për negociatat; ngec raporti IBAR' : "Një raport i përkohshëm mbi sundimin e ligjit, që shërben si një pikë referimi për progresin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE në këtë fushë. Një IBAR pozitiv është një konfirmim i hapave të suksesshëm të ndërmarrë sipas kapitujve të negociatave 23 (Drejtësia dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria) të procedurës së anëtarësimit dhe tregon rrugën për reforma të mëtejshme." Pamfleti sot për IBAR : "Shqipëria e Edi Ramës ka kaluar thjesht një kapitull të një dokumenti teknik, i cili, edhe pse është pjesë e metodologjisë, nuk ka ndonjë peshë reale politike." Ndajeni mendjen, IBAR është konfirmim i hapave të suksesshëm apo dokument pa peshë reale politike ??

    1. K
      KOS

      Mir i thua keto fjale , po mos haro se BE eshte cope cope dhe nuk ka lider, por ca prostituta Makron hengri laprenm nuk ka ndonji kushedi se Ramen po e zhvat me fotovoltaik, vila Enverit etj Gjermani eshte ne ikje Me e rendesishmja agjenti i vjeter francez eshte Ministri i Jashtem qe ju nuk doni me e ndigju e me e besu dhe e din te gjith te ministria e jashtme. Ai fali detin dhe genjente pas krahve dhe e ka then Blushi e Meta dhe do ta bej perseri Ai do lepij dhe do koruptoj me paret e pista Kosin Ursulen dhe do shikoni si do tja dal Rama Duhet te ikij kjo qeveri, Duhen zgjedhje . Duhen zhduk ministrat hajdut e konfisku pronat qe i kan ne emrat e vellait, motres , bashkjetuses, qe nuk kishin as kepuc se i kane bo bizneset me njofjet e ktyre legenve ministra

      1. T
        Teodor

        Pse qenka BE cope cope? Se qytetaret marin sherbimet e duhura? Propagande e Zerit te Popullit.

      2. B
        BE

        Glaukias ti ose do jesh Ferit Hoxha a bashkjetusja e tij Ambasadore Albana Dautllari qe do e zevendesoj si ambasadore e BE, ose ndonje idiot qe nuk ke kuptuar fare cfare ndodhi Te pakten te kesh kuptu puthjen e peshtir qe te kuptosh se jane korruptu e pagu me leket e pista si mogerine, Vlahutin etj

        1. G
          Glaukias

          Po o BE po, të gjithë korruptohen sipas Salihut, vetëm Salihu është i pakorruptueshëm dhe është mbledhur bota që ta shpall 'Non Grata' por ai i shkreti nuk ka asnjë faj.. Të lutem, më ndriço pak, çfarë ndodhi se unë, me sa duket, nuk e kam intelektin e duhur për ta kuptuar..

          1. L
            Lol

            Shiko komentet e Shqiptareve te profili Marta Kos. Populli nuk ha bar !

        Lini një Përgjigje