Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shfaq i irrituar për talljen që iu bë opinionin publik dhe në media zgjedhjeve në PD, ku ai u konfirmua kryetarë.
Berisha shënjestroi mediat, duke i cilësuar sërish si “mafia të fjalës së lirë”. Ai tha se referendumi për kreun e PD-së, të mbajtur pak ditë më parë, ishte akti më madhor demokratik, por sipas tij, tentuan që ta paraqesin atë si një akt stalinist dhe enverist se nuk kishte garë.
“Referendumi i PD-së, akti më madhor të demokracisë direkte, se si kjo mafia ua paraqet shqiptarëve si akt stalinist e enverist. Ky është vetëm njëri nga mijëra raste që …e patë ju a organizuan qoftë edhe një koment më të voglin për aktet më të paqena gjer më sot, dhe pohimin e babait të krye mafiozit të Shqipërisë, i cili nuk ka thënë një fjalë të vetme ndjese për veprat e zeza të të birit, që janë të pafundme dhe përfshin të gjitha llojet e krimeve.
A panë shqiptarët një koment më të shkurtrin për dekorimin e Çyrbjes. A dëgjoni një koment të vetëm për përdorimin e kafazit të qelqtë në gjykatë për ish presidentin dhe ish kryetarin e parlamentit.”, shtoi Berisha.
Ik ere gamor!