Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku u diskutuan ndryshimet në statut dhe riorganizimi i partisë.
Përmes një postimi në Facebook, Tabaku u shpreh se Partia Demokratike duhet të rindërtojë veten dhe të hapet më shumë, në mënyrë që të përballet me mazhorancën.
“Në kushtet ku ndodhet sot vendi, Partia Demokratike duhet të gjejë rrugën për të rindërtuar veten. Për t’u rigjeneruar. Dhe kjo kalon përmes riorganizimit të PD. Nëse duam të përballemi me mazhorancën, nuk na duhet vetëm betejë politike, por edhe zgjerim politik”, shkruan Tabaku.
Deputetja demokrate thekson se PD ka nevojë për një qasje më të hapur dhe më përfaqësuese për demokratët.
“Na duhet një parti që hapet, që afron, që krijon hapësirë për ide, energji dhe përfaqësim real të demokratëve. PD ka nevojë për garë, meritokraci dhe sisteme të drejta që i japin mundësi kujtdo të ecë përpara me punë dhe kontribut”, shprehet ajo.
Tabaku zbulon gjithashtu se disa nga propozimet e saj për ndryshimet statutore janë pranuar nga partia.
“Pikërisht për këtë arsye, disa prej propozimeve që kam bërë për ndryshimet në statut janë pranuar. Nuk janë fundi i rrugës, por janë një hap drejt një partie më demokratike, më të hapur dhe më përfaqësuese”, deklaron deputetja e PD-së.
Ndonjë llaf për fareonin Sali ka kjo zonja!