TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2026, 11:07

Gjaku në rrugët e Tiranës, 30 vite nga barbaria e pushtetit të të marrit Sali Berisha

Shkruar nga Pamfleti
Gjaku në rrugët e Tiranës, 30 vite nga barbaria e pushtetit
Rrethimi i selisë së PS-së në 28 maj 1996

Deputeti socialist Erion Braçe ka kujtuar në rrjetet sociale 28 majin e 1996-ës, kohë kur forcat e sigurisë që drejtoheshin nga Agim Shehu dhe Bashkim Gazidede, dhunuan barbarisht drejtuesit e opozitës së asaj kohe, Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj. Opozita protestoi dy ditë pas zgjedhjeve të manipuluara masivisht të 26 majit, por policë me skafandra dhe shkopinj, si dhe pjesëtarë të SHIK-ut, dhunuan pa përjashtim drejtues të opozitës dhe mbështetës të saj, madje edhe gazetarë të huaj, që ndiqnin në atë kohë zhvillimet në Shqipëri.

Erion Braçe ishte një nga ata që provoi dhunën shtazarake të 28 majit 1996, ndërsa në postimin e tij në rrjet shkruan se 28 maji erdhi pas 26 majit, jo numerikisht, por si dhunë mbi dhunë, gjak mbi gjak, pranga mbi pranga!

“I marri që kish urdhëruar vjedhjen e zgjedhjeve, 136 deputetë për vete e 10 deputetë për Partinë Socialiste, 0 për çdo parti tjetër përfshi Fatmir Mediun dhe Abaz Ermenjin, kishte urdhëruar që askush mos dilte nga selia e PS, por mbi të gjitha mos shkelte kush në Sheshin Skënderbej!”, shkruan Braçe.

Postimi i Erion Braçe

28 maj 1996-28 maj 2026

30 vite larg nga dhuna më barbare ushtruar nga qeveria ndonjëherë në demokraci ndaj popullit të majtë, shqiptarëve të grabitur në zgjedhje!

28 maji erdhi pas 26 majit, jo numerikisht, por si dhunë mbi dhunë, gjak mbi gjak, pranga mbi pranga!

Dita nisi me rrethimin e selisë së partisë më të madhe në vend. Njerëzit ishin që një natë më parë brenda saj, me frikën se në 28 maj nuk do i linin të arrinin në Sheshin Skënderbej. Ishte vetëm pak metra larg.

Rrethimi nuk zgjati shumë. Nga çdo rrugë që të sjell në selinë e PS dhe Sheshin Skënderbej po vinte një lumë i madh njerëzish. U mblodhën para e rreth PS dhe të gjithë bashkë thyen rrethimin, morën përpara policinë e dolën në shesh!

I marri që kish urdhëruar vjedhjen e zgjedhjeve, 136 deputetë për vete e 10 deputetë për Partinë Socialiste, 0 për çdo parti tjetër përfshi Fatmir Mediun dhe Abaz Ermenjin, kishte urdhëruar që askush mos dilte nga selia e PS, por mbi të gjitha mos shkelte kush në Sheshin Skënderbej!

Aty ndodhi pastaj gjithçka.

Unë nuk kam parë kund dhunë më të egër të qeverisë ndaj një populli deri në 21 janar 2011.

U rrah barbarisht çdokush që hyri në shesh, u shtri përdhe e u tërhoq zvarrë prej flokësh, u ndoq cilido që ishte pranë sheshit të rrahjes. Policë me hunj, jo shkopinj gome por hunj si bisht lopate, deri tek treni në veri, deri tek Zogu i Zi në perëndim, deri tek 21 Dhjetori po në perëndim, deri tek Vasil Shanto në jugperëndim, matanë Qytetit Studenti në juglindje, matanë Pazarit të Ri në lindje.

Qëllonin në rrugë, hynin në dyqane, godisnin këdo, edhe gra!

Nuk kam parë kurrë në jetën time më shumë fytyra me gjak!

Kjo ishte!

Cilitdo që më thotë sot “po ç’i ke këto”, djathtas por edhe majtas, nga këta që kanë rrugëtimin e tyre, do të doja ta kish jetuar, qoftë edhe ai fëmija i gjyshit, gjyshes, babait, nënës që u rrah barbarisht, u kthye atë ditë në shtëpi me gjak në fytyrë e rroba, më keq pas tre ditësh, një jave e më shumë, kur doli nga qelitë ku barbaria vazhdoi!

Kohët kanë ndryshuar, as dallohen më.

Thjesht autorët e asaj barbarie janë po aty, të njëjtët, madje njëri, urdhëruesi, u zgjodh të jetë përsëri si monumenti që jeton i dhunës. Shqipëria ecën, përparon, ai jo!

 

28 maji brace dhuna berisha

1 Komente

  1. u
    ulalaaaaaa

    Ai Bracja flet kodra pas bregut! Bracja, bashke me Ramen i rrahen shpatullat Berishes pas tragjedise se Gerdecit! Pej atehere bashkepunimi Rama Berisha ka qene evident dhe Bracja e dinte dhe nuk foli asnje fjale. Tani ky bashkepunim eshte bere edhe me i dukshem dhe me banal, por keta bracet e PS ne Parlament nuk shohin gje!!!!!! Rrini ore rehat dhe mbylleni gojen, se jeni treguar te paskrupull, ne tre legjislatura dhe vazhdoni edhe ne te katerten. Sido qe tu trajtoje Rama, hak e keni. Sa per popullin asnjehere nuk jua pa hajrin , juve dhe shefit tuaj qe ka gllaberuar cdo gje e ne cdo fushe!!!

    Lini një Përgjigje