TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2026, 10:17

Opozita luksoze: Deputetët e PD që nuk kanë provuar opozitën ekonomike

Shkruar nga Pamfleti
Opozita luksoze: Deputetët e PD që nuk kanë provuar opozitën
Opozita e luksit /

Politikisht në opozitë, ekonomikisht në pushtet: Demagogjia ndaj militantëve që vuajnë vërtet, kur ata vetë numërojnë bizneset e postet…

Prej 13 vitesh pa pushtet, Sali Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike vazhdojnë demagogjinë ndaj anëtarëve dhe mbështetësve që u kanë mbetur, duke e trajtuar edhe veten sikur janë në opozitë dhe vuajnë ekonomikisht.

Politikisht, deputetët e PD-së janë në opozitë, ndërsa ekonomikisht janë në pushtet, sepse janë deputetë me paga dhe trajtime financiare 5000 euro në muaj, ashtu si deputetët e mazhorancës.

Sali Berisha, gjatë 36 viteve është deputet dhe kryetar i PD-së, ish-President dhe kryeministër.

Tritan Shehu, 32 vite deputet, ish-Zv/Kryeministër, ministër Shëndetësie e ministër i Jashtëm.

Flamur Noka, prej 5 mandatesh deputet, ka qenë drejtues i Entit Kombëtar të Banesave, ministër i Brendshëm dhe me pagë të rregullt në administratën e PD-së.

Gjin Gjoni, prej 30 vitesh gjyqtar, aktualisht deputet.

Isuf Çelaj, prej 3 mandatesh deputet, ish-këshilltar i Ministrit të Brendshëm, Drejtor i Pasaportave, Drejtor Shërbimesh dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Jozefina Topalli, deputete në 5 mandate dhe ish-Kryetare e Kuvendit...

Edi Paloka, prej 25 vitesh deputet, ish-zëdhënës i kryetarit të PD-së, Kryetar i Grupit Parlamentar, Zv/Kryetar i Parlamentit.

Enno Bozdo, deputet, ndërsa prej vitit 2005 ka qenë Zv/Ministër i Ekonomisë, Tregtisë e Energjetikës dhe Zv/Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Albana Vokshi, deputete qysh prej vitit 2009, ish-këshilltare e kryeministrit Sali Berisha dhe Drejtore e Donacioneve të Huaja në Kryeministri gjatë pushtetit të PD-së.

Gazmend Bardhi, deputet dhe ka qenë Kryetar i Bordit të Hipotekës së Përgjithshme; Specialist e Drejtor i Kodifikimit dhe Ministër i Drejtësisë e Këshilltar Ligjor në Parlament.

Belind Këlliçi, deputet, ka qenë shef sektori në Ministrinë e Turizmit, Shef Sektori në Bashkinë e Tiranës dhe kryetar i Forumit Rinor të PD-së me pagë të rregullt.

Jorida Tabaku, prej 3 mandatesh deputete, pedagoge në Fakultetin Ekonomik dhe ish-Zv/Kryetare e Bashkisë së Tiranës.

Bardh Spahia, deputet, ish-Drejtor dhe Zv/Ministër në Ministrinë e Shëndetësisë, Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë dhe kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Agron Gjekmarkaj, deputet dhe ka qenë Këshilltar i Ministrit të Kulturës, Drejtor i Arte-Letersisë në Ministrinë e Kulturës, anëtar i Këshillit të Bibliotekës Kombëtare dhe Asistent i Presidentit të Republikës.

Luçiano Boçi, deputet qysh prej vitit 2009, pedagog dhe shef departamenti e Zv/Rektor i Universitetit të Elbasanit.

Xhelal Mziu, deputet prej vitit 2021, për 3 mandate radhazi ishte kryetar i Bashkisë së Kamzës.

Oerd Bylykbashi, prej vitit 2013 është deputet, ka qenë këshilltar e Drejtor Kabineti i Kryeministrit Sali Berisha dhe Drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri.

Gent Strazimiri, në vitin 2009 filloi karrierën si deputet, ka qenë këshilltar i Sali Berishës dhe Zv/Ministër i Punëve të Brendshme.

Arian Ndoja, deputet dhe prej 20 vitesh ka qenë prokuror në Durrës.

Luan Baçi, deputet prej 3 mandatesh, ka qenë Shef Inspektimi në Tatime dhe Drejtor Rajonal i Shërbimit të Transportit Rrugor të Qarkut Fier.

Saimir Korreshi, deputet prej dy mandatesh, ka qenë jurist e regjistrues i pasurive në Hipotekën e Lushnjes dhe jurist e inspektor kontrolli në Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave.

Bujar Leskaj, me 3 mandate deputeti, qysh prej vitit 1993 ka qenë doganier dhe Drejtor i Doganës së Vlorës, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe 8 vjet e gjysmë Kryetar i KLSH-së.

Ivi Kaso, deputet, ka qenë Shef Sektori në Kontrollin e Brendshëm dhe Antikorrupsionin në Kryeministri; shef sektori në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit dhe në Ministrinë e Drejtësisë.

Bledjon Nallbati, deputet, ka qenë doganier në Kapshticë dhe kryetar i Bashkisë së Devollit.

Me gjithë këto poste gjatë pushtetit të PD-së dhe deputetë gjatë viteve pa pushtet, kur marrin paga e trajtime financiare 5000 euro në muaj dhe kanë biznese të çdo lloji, nuk mund të pranohet që bllokistët e opozitës po i përjetojnë vitet e opozitës si militantët e partisë./Pamfleti

 

opozita luksoze

Lini një Përgjigje