TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2023, 11:26

Zgjedhjet e 14 majit, ekspertja tregon cili kandidat shpenzoi më shumë për fushatë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit, ekspertja tregon cili kandidat shpenzoi më shumë
Ekspertja zgjedhore Antuela Male

Ekspertja zgjedhore Antuela Male, teksa analizoi fushatën zgjedhore foli dhe për pagesat që janë bërë gjatë këtij procesi.

Male u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpenzuar më shumë para për postimet në rrjetet sociale.

Ndërsa për sa i përket subjektit zgjedhor që ka bërë më shumë shpenzime në rrjete sociale është koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Të gjitha subjektet zgjedhore por dhe palë të treta kanë bërë pagesa me postime me përmbajtje politike në rrjetet sociale me një kosto prej 125 mijë dollarë të shpenzuara. Kandidati që ka bërë më shumë shpenzime për rrjetet sociale është Erion Veliaj. Ai ka bërë shpenzimet më të lërta për postimet në rrjetet sociale, ndërsa përsa i përket subjektit zgjedhor, ka qenë subjketi “Bashkë Fitojmë” – tha ajo për Euronews Albania.

ekspertja zgjedhore antuela male zgjedhjet e 14 maji

Lini një Përgjigje