TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2023, 11:21

Faktet/ A do të arrestohet skuthi Ilirjan Celebashi për krime të rënda zgjedhore e financiare

Shkruar nga Pamfleti

Faktet/ A do të arrestohet skuthi Ilirjan Celebashi për krime të

Faktet e dështimit elektronik, prej korrupsionit dhe mos veprimet e qëllimshme, që bëjnë përgjegjës penal vetëm kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ata që ai u dha miliardat pa tender

Më 14 maj, Ilirjan Celibashi dështoi për shkak të paaftësisë organizuese, të pazareve me partinë në pushtet, korrupsionit me fondet e zgjedhjeve e shkeljes së hapur të ligjit, duke krijuar kaos, pasaktësi, vonesa e terren të plotë për abuzime me votat.

Vetë kryeministri Edi Rama, fituesi i zgjedhjeve lokale në masën 90%, gjatë procesit të votimit e cilësoi “dështak ekzemplar” Ilirjan Celibashin, ndërsa në fund të votimeve, deklaroi se PS dhe qeveria do mbajnë qëndrim të ashpër ndaj tij.

Nuk e dimë, nëse kërcënimi i Bablokut ndaj Celibashit është show, ngaqë siç flitet, “dështimi” elektronik ishte marrëveshje mes tyre; ose do t’i kërkojë vërtetë dorëheqjen, apo nëpërmjet Taulant Ballës do fillojë procesin e shkarkimit të tij.

Por edhe nëse Babloku e shkarkon apo nuk e shkarkon, SPAK duhet të firmos arrestimin e Ilirjan Celibashit, për krime të rënda zgjedhore të bëra me qëllim, dhe pasoja të shkaktuara prej korrupsionit të tij me fondet financiare të zgjedhjeve.

Sepse abuzimet e tij, në Kodin Penal parashikohen si shkelje të dënueshme e krime zgjedhore, me pasojë shkatërrim, deformim e pengim të zgjedhjeve dhe korrupsion; konkretisht këto fakte penale, që bëjnë përgjegjës kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashi:

- Në 30% të qendrave të votimit, pajisjet e identifikimit ishin jashtë funksionit që në nisje të procesit, ndërsa Celibashi urdhëroi zëvendësimin e tyre pas 3 orësh, duke bllokuar votimin.

- Në 550 qendra në Elbasan, Kamzë e Vorë ku procesi ishte elektronik, pas 3 orësh bllokim, Ilirjan Celibashi urdhëroi votimin manual.

- Në 630 qendra votimi në Fier, Korcë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër, për shkak se pajisjet ishin jashtë funksionit, votimi nisi me 2 orë vonesë.

- Për blerje dhe instalim të sistemit elektronik, KQZ ka paguar 37 milionë USD me TVSH në total; ose sipas ekspertëve, 40% më shumë se kostoja reale e tregut dhe pa tender.

- Me video, u panë punonjësit e KQZ pas përfundimit të votimit, duke hedhur si hekurishte në kamionë, pajisjet elektronike 23 milionë Euro; që siç duket do blihen të reja më 2025-ën.

Vlera totale e shërbimit elektronik ishte 37 milionë USD me TVSH, por Ilirjan Celibashi ka bërë edhe 3.5 milionë Euro shpenzime fiktive pa tender, konkretisht:

- Pagesë 864 milionë lekë shtesë, për modulet e modernizmit shërbimeve të KQZ, dhënë firmës “INTELISOFT Sh.p.k”.

- Pagesë 490 milionë lekë shtesë, blerje materiale ndihmëse për përgatitjen e kamerave në qendrat e  votimit, dhënë firmës “R&T Sh.p.k”.

- Pagesë 210 milionë lekë shtesë, për administrim-menaxhimin e të dhënave të informacionit parazgjedhur dhe rezultatet e zgjedhjeve, dhënë firmës “R&T Sh.p.k”.

- Pagesë 1.4 milionë Euro shtesë, për sistemin e regjistrimit të procesit të numërimit të votave dhe transmetimit në kohë reale në KQZ, dhënë firmës “R&T Sh.p.k”.

- Pagesë 93 milionë lekë shtesë, për Logjistikë&Soft për pajisjen e identifikimit elektronik, dhënë firmës  holandeze “Smartmatic International Holding B.V”.

- Pagesë 875 milionë lekë shtesë, për pajisje elektronike zgjedhore dhe infrastrukturën “TIK” të  KQZ, dhënë firmës “S&T Albania Sh.p.k”.

Pyetje: - A do t’i hetojë SPAK këto prova kriminale të Ilirjan Celibashit me procesin zgjedhor të 14 Majit, apo do t’i lërë në heshtje, meqë është “ushtar” i Ramës, Berishës e Metës, njëkohësisht? / Pamfleti

ilirjan celibashi arrestimi krime të rënda zgjedhore e financiare

Lini një Përgjigje