Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së hënës, drejtuesit politike të Partisë Socialiste në qarqe, ku zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka qenë fokusi i diskutimeve.
Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, socialistët kanë intensifikuar përgatitjet për mandatin e katërt.
Që prej orës 08:30, Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve.Përgatitjet kryesore do jenë ato në terren.
Një pikë e rëndësishme, janë edhe listat me të cilat Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Një fokus i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje është edhe vota e diasporës.Kryesocialisti i ka dhënë porosi drejtuesve politikë të qarqeve të jenë më të pranishëm në diasporë.
Mësohet se Rama u ka kërkuar që të punojnë më shumë për të rritur numrin e të regjistruarve sidomos në qarqet ku numri i emigrantëve është ende i ulur, sipas të dhënave në KQZ.
Lini një Përgjigje