
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, komentoi sot zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho, pak ditë më parë nga KLP.
Berisha duke folur për prezencën e lartë të diplomatëve përgjatë gjithë mbledhjes tha se nuk besonte se ajo panoramë u bë për show.
“Duhej të kishin të dhëna për presionet e Edi Ramës, ndaj mendoj se kanë shkuar në atë mbledhje”, tha Berisha.
Ndërsa e cilësoi si kushtetuese zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pasi ai mori 7 votat e anëtarëve të KLP-së, Berisha u shpreh se problemi i kapjes së drejtësisë nuk është në sallën e KLP-së. “Prezenca e lartë e diplomatëve u bë pikërisht për të parandaluar kapjen”, tha Berisha. Ai u shpreh se Trupi Diplomatik qëndroi në mënyrë demostrative në sallë pikërisht për shkak të presioneve të Ramës.
Lini një Përgjigje