TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2025, 10:23

Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Rama mbledh grupin e PS

Shkruar nga Pamfleti
Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Rama mbledh grupin e PS
Rama dhe Balluku

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste po zhvillon mbledhjen e radhës në Kryesinë e Kuvendit.

Mbledhjes i është bashkuar edhe kryesocialisti Edi Rama.

Në mbledhjen e grupit të PS është rikthyer edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila shfaqet për herë të parë publikisht që pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë.

Gjykata Kushtetuese  në 12 Dhjetor vendosi të kthejë në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku, pasi pranoi të marrë në shqyrtim ankimin e Kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme.

"Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.",  njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Gjykata e Posaçme dha dy masa sigurie për Ballukun pasi e mori të pandehur, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Qeveria thotë se pezullimi është ndërhyrje në kompetencat e Ekzekutivit dhe kërkon shfuqizimin e kësaj mase.

Balluku u mor e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. 

ps mbledh grupin parlamentar të pranishëm rama edhe balluku

Lini një Përgjigje